Popullsia e Kosovës është zvogëluar gjatë vitit 2021 për 24,215 banorë. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, „gjatë vitit të kaluar në Kosovë ka pasur 29,236 lindje dhe 14,845 raste të vdekjeve”. Kjo do të thotë se popullsia e Kosovës gjatë vitit 2021 është zvogëluar për 24,215 banorë, njofton Diaspora Today.
Një shifër e tillë arrihet pasi është analizuar shtimi i popullësisë, migrimi jashtë vendit dhe vdekjet gjatë 12 muajve të vitit të kaluar.
Sipas “Vlerësimit të popullsisë për vitin 2020”, në Kosovë në fund të vitit 2020 kishte gjithsej 1.798.186 banorë rezident. Ky numër është marrë si e dhënë bazike për të vlerësuar numrin e popullsisë për vitin 2021, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ndërkohë që vetëm në vitin 2021 nga Kosova janë larguar gati 23.000 persona që kanë gjetur punë në ndonjë vend të jashtëm, njofon Diaspora Today.




