Ledri Vula është një nga emrat më të njohur në showbizin shqiptar.





Reperi nga Kosova është shumë i angazhuar me karrierën e tij, sidomos gjatë periudhës së verës me koncerte brenda dhe jashtë vendit. Mirëpo, gjithë ky aktivitet duket se ka ndikuar në gjendjen shëndetësore të tij.




Së fundmi Ledri ka përfunduar papritur në spital. Këtë lajm e ka bërë me dije, partnerja e tij Sara Hoxha duke postuar një story në Instagram. Blogerja ka ndarë një foto të krahut të reperit teksa po merrte serumin.
“Duke u bërë më mirë,”-shkruan Sara krahas fotos.

Ju kujtojmë që lidhja e Sarës dhe Ledrit u zbulua vite më parë, por vetë çift konfirmoi lajmet në prill të 2020. Asokohe, Ledri publikoi një foto me Sarën teksa shiheshin të përqafuar. Më pas, të dy janë shfaqur të pandarë teksa nisën bashkëjetesën në Prishtinë. Një ‘sakrificë’ nga Sara për dashurinë pasi ajo është rritur dhe jetonte në Gjermani para se të njihte Ledrin. Në po të njëjtin vit ata njoftuan se do bëhen prindër për herë të parë.





