olicia e Shtetit është përfshirë nga një valë e gjerë ndryshimesh në radhët e saj drejtuese. Burime zyrtare bëjnë me dije se janë firmosur një sërë emërimesh dhe komandimesh të reja që prekin qarqet kryesore si Tirana, Fieri, Elbasani dhe Vlora.
Lëvizjet kanë nisur nga drejtoritë e qarqeve deri te shefat e komisariateve dhe sektorët e krimit të organizuar. Ndër emrat kryesorë spikat komandimi i Erion Ahmetit si Drejtor i Policisë në Fier dhe emërimi i Alfred Cenajt si Shef i Komisariatit nr. 2 në Tiranë.
Lista e plotë e ndryshimeve:
- Erion Ahmeti — Komandohet Drejtor i Policisë Fier
- Gerald Toska — Shef i Komisariatit Fier
- Alfred Cenaj — Shef i Komisariatit nr. 2 Tiranë
- Andi Banushi — Zëvendësdrejtor i Policisë Elbasan
- Dritan Muça — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Vlorë
- Dritan Malaj — Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimit në Berat
- Petrit Halo — Zëvendësdrejtor në Shkodër
- Arben Nasufi — Zëvendësdrejtor për Rendin në Lezhë
- Erdit Rreçeku — Shef Komisariati Peqin
- Krenar Guçe — Shef Rendi në Përmet
- Islor Islami — Shef Sektori në Mbështetjen Hetimore të Krimit të Organizuar (DPPSH)
- Lusjan Zeqaj — Emëruar në Policinë Rrugore Tiranë
- Ermal Zaimi — Komandant i Linjave të Trafikut Urban
- Jetnor Shira — Drejtues i sektorit në Policinë Rrugore Tiranë
Këto ndryshime vijnë në një moment ku fokusi është shtimi i masave të sigurisë dhe goditja e krimit të organizuar në të gjithë territorin.




