Ditën e sotme UEFA ka zyrtarizuar datat për kompeticionet e saj.
Liga e Kampionëve do rifillojë me 7 dhe 8 gusht me ndeshjet e kthimit Juventus-Lion dhe Barcelona-Napoli.
Ndërkohë, gjysmëfinalet do të luhen në datat 18-19 gusht, kurse finalja me 23 gusht.
I njëjti format do të aplikohet edhe për Europa Ligën.
Finalja e Ligës së Kampionëve do të mbahet në Lisbonë, ndërsa Europa Liga do të transferohet në Gjermani më konkretisht në Duisburg, Gelsenkirshën, Frankfurt dhe Këln.
Për momentin kupa e Evropës mund të luhet në Budapest me 24 shtator por ende nuk është konfirmuar.