Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në Shkallnur të Durrësit, ku një 31-vjeçar ka ndërruar jetë.
Viktima me inicialet A.K. ka humbur drejtimin e motorit që po drejtonte dhe nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 15.06.2020, 19:00, në Shkallnur, duke drejtuar motorrin tip “Skuter”, shtetasi A.K., 31 vjeç, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.




