Ndoshta ata nuk jane ngjyre gri, sic ne te gjithe i mendojme.Madje ata mund edhe te mos mberrijne me anije haspinore te sofistikuar. Por sipas disa llogaritjeve te fundit qe kane bere shkenctaret numri i civilizimeve inteligjente ne galaktike mund te jete mbi 30.
Ekspertet thone se llogaritjet e fundit jo vetem qe japin informacion rreth shanceve per te jeten pertej planetit tone por hedhin drite rreth te ardhmes sone dhe vendin qe ne kemi ne kozmos.
” Mendoj se eshte shume e rendesishme dhe emocionuese njekohesisht qe per here te pare ne mund te japim nje numer te civilizimeve inteligjente jashtetokesore qe jane aktive, te cilat ne mund ti kontaktojme dhe te zbulojme nese ka forma te tjera jete ne univers-dicka qe ka qene nje mister per njerezimin per mijera vjet,” shprehet Christopher Conselice, profesor i astrofizikes ne Universitetin e Notingamit.
Ne vitin 1961 austronauti Frank Drake hodhi idene e asaj qe do te njihej si ekuacioni Drake (the drake equation) i cili do te vendoste 7 faktore te cilet vlersonin nese kishte apo jo cilivilizime te tjerat ne univers. Keta faktore japin nje numer te konsiderueshem te yjeve, rreth te cileve mund te ekzistoje nje forme jete.
Por vetem disa faktore mund te maten dhe ekuacioni i Drake ka dhene nje numer shume te larte duke arritur ne miliarda dhe kjo ka ngritur me shume pyetje ne vend qe te jepte pergjigje.
Se fundmi Conselice dhe koleget e tij kane raportuar ne gazeten The Astophysical Journal per nje permiresim te ketij ekuacioni me te dhena dhe supozime te reja te cilat mund te bejne mateje me te sakta. Keto te dhena perfshine reaksionet kimike ne perberjen e yjeve te cilat japin nje ide me te qarte per kushtet ne te cilat mund te zhvillohet jeta. Madje mendohet qe keto planete, ne te cilat mendohet se ka jete, te jene te ngjashme me kushtet e planetit tone.
” Nese ne planetin ka evoluar jeta, eshte e mundur qe edhe ne pjese te tjera te universit me kushte te ngjashme te ndodhe i njejti fenomen. Por largesia qe ne kemi nga keta planete e ben te veshtire nxjerrjen e nje perfundimi te sakte” shprehet Dr Particia sanchez-Baracaldo, eksperte nga Universiteti Bristol.



