Beatrix nuk do të jetë më pjesë e shtëpisë së Big Brother Albania VIP. Beatrix i ka dhënë fund aventurës në këtë shtëpi, pasi që sot është eliminuar nga Big Brother Albania me votat e publikut.
Këngëtarja e njohur u përcoll me lot dhe e mallëngjyer nga banorët pas javësh të tëra qëndrimi. Një shpresë e vogël për të vlen nga bileta e kthimit që do hapet në studio, pasi mund të ketë një rikthim të saj.




