Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP” mbrëmjen e kaluar, sërish për thyerje rregullash nga konkurrentët. “Vëllai i Madh” bëri me dije se një konkurrent i ri ka futur informacion nga jashtë, duke penguar lojën dhe duke ndikuar në gjendjen psikologjike dhe emocionale të Beatrix.
Sakaq, vendimi u dha në fillim të spektaklit të sotëm. Arbri ishte i dënuari, ashtu siç ishte aluduar kudo në rrjet. Atij iu hoq imuniteti, dhe gjithashtu nuk ka të drejtë të nominojë mbrëmjen e sotme.
Gjatë një bisede me Beatrix, teksa ajo i tregonte se po e priste me frikë përballjen me realitetin jashtë, Arbri ka pohuar se në fakt Beatrix ishte më e rrezikuara për t’u eleminuar. “Luta e gjithsecilit prej nesh është jashtë”, thoshte konkurrenti gjatë bisedës në kuzhinë.
Megjithatë, siç konkurrenti argumentoi, nuk ishte aspak një informacion nga jashtë, por vetëm mendimi i tij, për të nominuarit, që janë Beatrix, Donaldi dhe Einxhel.
“Einxhel dhe Donaldi janë debatues, krahasimisht me Trixën, që ka qenë shumë e qetë”, tha Arbri. Megjithatë, ai pranoi vendimin, duke marrë përgjegjësi për gjërat që ka thënë, ndonëse tha se nuk ishte aspak e qëllimshme.




