Moti i pazakontë me rrebeshe shiu, stuhi e breshër ka përfshirë këtë pasdite disa qytete të vendit.
Pas Beratit, siç duket moti i keq është “pasuar” dhe nga Librazhdi, ku shihet se në 60 minuta shi e rrebesh qendra e qytetit është bërë e pakalueshme.
Uji ka mbuluar qytetin deri në 15-20 cm, duke e shndërruar në “liqen”.
Për shkak të intensitetit të jashtëzakonshëm të reshjeve të shiut pusetat nuk mund të thithin më shumë se 15-30% të sasisë së ujit, gjë që ka shkaktuar mbulimin e rrugëve dhe shesheve.




