Tuesday, May 12, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria çon armë dhe municione drejt Kongos, alarmohen Kombet e Bashkuara

admins by admins
June 19, 2020
in Aktualitet
A A
0
Shqipëria çon armë dhe municione drejt Kongos, alarmohen Kombet e Bashkuara
3
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka vënë nën akuzë shumë vende, mes tyre edhe Shqipërinë, për furnizim me armë dhe municione Republikën Demokrate të Kongos.

Sipas një raporti të fundit nga Këshilli i Sigurimit, Ushtria e Kongos po merr armë dhe po stërvitet nga shumë vende pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga rezoluta e vitit 2014.

Sipas ekspertëve të Kombeve të Bashkuara, instruktorët dhe pajisjet luftarake, kanë ardhur në RD të Kongos nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara, ndër të tjera.

Raporti vuri në dukje që këto vende kanë dërguar sasi të konsiderueshme armësh, municione, pajisje dhe automjete ushtarake për ushtrinë e RD të Kongos.

“Këtu përfshihen edhe helikopterë civilë për transportimin e armatimeve”, thuhet në raport.

Kujtojmë që Republika Demokrate e Kongos dhe ushtria e saj nuk i janë nënshtruar një embargoje armësh që nga viti 2008.

Disa nga këto armatime e municione kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit, paralajmërojnë ekspertët e Kombeve të Bashkuara në raportin konfidencial të publikuar nga AFP këtë të enjte, raporton Lajmi i Fundit.al.

E gjithë problematika me këto furnizime armësh qëndron në faktin se pjesa Lindore e Republikës Demokratike të Kongos është e kontrolluar nga Afrika, por është e kapur nga dhuna e milicisë e cila brenda pak muajsh ka vrarë më shumë se 1000 njerëz dhe ka bërë që më shumë se gjysmë milioni njerëz të braktisin shtëpitë e tyre.

Qeveritë fqinje me RD të Kongos e konsiderojnë atë si një strehë për grupet që i kundërshtojnë ato, ndërsa qeveria ne Kinshasa i akuzon këto vende se po kërkojnë destabilizimin e RD të Kongos, përcjell Lajmi i fundit.al.

Ekspertët e KB po monitorojnë sanksionet kundër Republikës Demokrate të Kongos që skadojnë në fund të qershorit.

Sidoqoftë trajnimi i ushtrisë dhe furnizimi i tyre me armë mbetet subjekt hetimi.

Sanksionet e Kombeve të Bashkuara për këtë çështje mund të përfshijnë gjithashtu ndalime të udhëtimeve dhe ngrirje të pasurive.

Ndërkohë, autoritetet kineze kanë thënë se po hetojnë pretendimet, ndërsa Irani mohoi se kishte transferuar ndonjëherë ndonjë material në DR Kongo, duke ndezur frikën se pajisjet ishin dërguar nga një palë e tretë.

Previous Post

Mori hakun e vëllait, arrestohet në Mal të Zi i kërkuari për vrasjen e Hekuran Billës

Next Post

Apple zbulon modelin e iPhone 12, ‘shokohen’ përdoruesit e kësaj marke

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Apple zbulon modelin e iPhone 12, ‘shokohen’ përdoruesit e kësaj marke

Apple zbulon modelin e iPhone 12, ‘shokohen’ përdoruesit e kësaj marke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In