Gjithçka keni dëgjuar ose imagjinuar për iPhone12 janë vënë papritur në dyshim pasi këto ditë është zbuluar modeli se si do të duket iPhone-i që do të lançohet këtë shtator.
Informacioni i ri ka shokuar jo pak të apasionuarit pas teknologjisë, pasi Apple do ta sjellë iPhone 12 me një pamje të guximshme që i ngjason iPhone 5, por me një dizajn më të trashë dhe më katror, citon Lajmi i Fundit.al
Por, gjithashtu kompania Apple ka njoftuar se do të hedhë në treg katër versione këtë vit, ku përfshihet iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, ku madhësia e ekranit për secili do të jetë përkatësisht 5.4 inç, 6.1 inç, 6.1 inç dhe 6.7 inç.




