Rita Ora ka zgjedhur ditët e fundit të vitit që të pushojë bashkë me familje në Saint-Barth, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, Rita bashkë me prindërit, motrën dhe vëllanë, kanë publikuar imazhe të shumta nga pushimet.
Këngëtarja, së fundi postoi disa fotografi të reja nga darka e Krishtlindjes.
“Kështu që darka e mbrëmshme e Krishtlindjeve përbëhej nga ushqim, verë, Prospero Tequila dhe Don Ora që më bënte fotografi me dritat e Krishtlindjes. Don Ora mund të jem muza jote? Unë e di se unë jam motra jote e madhe, por vetëm derisa të gjesh dikë”, ka shkruar ajo.




