Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Lezhë për dorëzimin e banesave të rindërtuara për banorët që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit. Megjithatë nuk i kurseu batutat me qytetarët e Lezhës njëkohësisht duke thumbuar edhe kreun e PD, Lulzim Basha.
Një qytetare tha se kishte pritur shtëpi nga Lulzim Basha po që nuk e kishte marrë asnjëherë. U duk sikur i doli ‘në shteg’ Ramës, i cili duke përmendur përplasjet në PD, ironizoi kryedemokratin.
Qytetarja: Dua shtëpi, jam pa shtëpi. Kam pritur shtëpi nga Luli. Jam pa shtëpi. Rama: Ah ti prisje shtëpi nga Luli?! Më mirë që s’ta ka bërë se do ngelje brenda me bravën.




