Friday, May 8, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Policia publikon masat për festa: Lehtësira në kufi, shmangni grumbullimet, si do jetë ora policore

admins by admins
December 24, 2021
in Aktualitet
A A
0
Policia publikon masat për festa: Lehtësira në kufi, shmangni grumbullimet, si do jetë ora policore
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në prag të festave, policia e shtetit ka prezantuar planin e masave të ndërmarra me qëllim shmangien e incidenteve, krijimin e lehtësirave në kufi dhe për zbatimin e masave anti-COVID, në një kohë që në vendin është shfaqur varianti i ri i COVID-Omicron.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj, në një deklaratë për mediat, për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave të fundvitit, tha se një nga masat është krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.

Qytetarët janë sugjeruar të festojnë në shtëpi. Në fuqi vijon të mbetet ora policore në orën 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

“Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore. Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Policinë, duke respektuar masat kufizues ANTICOVID, si dhe duke denoncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital”.

MASAT E PLOTA: Në kuadër të festave të fundvitit, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët, si dhe në zbatim të Urdhrave të Ministrisë së Shëndetësisë për vendosjen e masave të reja kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit e ka vlerësuar si shumë të domosdoshme marrjen e disa masave shtesë, si dhe kalimin e të gjithë strukturave të Policisë në gatishmëri “Shërbim të përforcuar”.

Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave me detyra për strukturat në nivel qendror dhe ato vendor, ndërsa çdo strukturë vendore ka hartuar planin e saj të masave, dokumente në të cilat janë përcaktuar objektivat dhe detyrimet për të gjitha strukturat e saj, nëpërmjet të cilave synohet:

• Rritja e sigurisë së jetës, ruajtja e pronës së qytetarëve dhe sigurimi i objekteve të rëndësishme, duke shtuar prezencën policore në të gjithë territorin, për faktin se në raste festash kemi rritje të numrit të qytetarëve të cilët kthehen pranë familjeve të tyre për të festuar si Festën e Krishtlindjes, ashtu edhe atë të Vitit të Ri;

• Sigurimi në kohë i informacioneve për parandalimin e ngjarjeve kr.iminale, evidentimi dhe mbajtja nën kontroll e personave me precedent kriminal dhe penal, sidomos e atyre shtetasve që kthehen për të festuar në vendin tonë, duke identifikuar dhe mbajtur në vëzhgim automjetet që përdorin apo ambientet që frekuentojnë ata, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kr.iminale;

• Rritja e efikasitetit të shërbimeve të Policisë, në njohjen e situatës operative kr.iminale, nëpërmjet bashkërendimit dhe bashkëveprimit efektiv të strukturave policore, por edhe bashkëpunimit me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit brenda dhe jashtë vendit, si dhe me Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore;

• Monitorimi i qarkullimit të automjeteve, duke shtuar prezencën policore në të gjitha akset rrugore nacionale, qytetase dhe ndërqytetase, në përdorimin e mjeteve logjistike si radarë e dragera, për parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur apo me shpejtësi mbi normat e lejuara, në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore;

• Krijimi i lehtësirave në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, brenda kuadrit rregullator, në rast se do ketë fluks në hyrje, duke shtuar burimet njerëzore dhe infrastrukturën, si dhe aplikimin e kontrolleve të lehtësuara kufitare.

• Shtimi i kontrollit të automjeteve, në bazë të analizave të riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tr.afiqeve të paligjshme, kryesisht të lë.ndëve na.rkotike, në shtimin e patrullave në kufirin e gjelbër, si dhe në bashkëpunimin dhe bashkërendimin e veprimeve me homologët e strukturave kufitare fqinje apo ato ndërkombëtare, për parandalimin dhe goditjen e kr.imeve ndërkufitare;

• Shtimi i kontrolleve ndaj subjekteve që tregtojnë fishekzjarrë, duke bashkëpunuar me strukturat e tjera ligjzbatuese. Në këtë kuadër po intensifikohen kontrollet për verifikimin e kushteve të prodhimit, magazinimit, tregtimit dhe përdorimit nga subjektet e licencuara, të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrët, me qëllim që të parandalohen situata që dë.mtojnë shëndetin e qytetarëve.

Policia e Shtetit e vlerëson si mjaft të çmuar bashkëpunimin me komunitetin dhe në këtë kontekst do të analizojë dhe rivlerësojë informacionet për identifikimin e autorëve të ngjarjeve kr.iminale kundër jetës dhe pronës, ko.nfliktet për motive të ndryshme, për personat në kërkim, për shtetasit që mbajnë ar.më zjarri pa leje, si dhe do të organizojnë operacione për kapjen e tyre, duke angazhuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Repartin Special “RENEA” dhe Njësinë Speciale “FAST”.

Policia e Shtetit synon që nëpërmjet këtyre masave, festat e fundvitit t’u japin kënaqësinë të gjithë qytetarëve për të gëzuar dhe festuar dhe që ato të mos zbehen nga episode të pa.ligjshmërisë, nga cenime të rendit publik.

Në këtë kuadër, theksoj se masat kufizuese ndalojnë qarkullimin e qytetarëve dhe të automjeteve apo mbajtjen hapur të lokaleve pas orës 23:00 të mbrëmjes dhe deri në orën 06:00 të mëngjesit, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, që nuk do të ketë orë policore.

Në këtë drejtim, në emër të Policisë së Shtetit kërkoj mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve që të mos grumbullohen për festime në sheshe apo në ambiente të tjera dhe të shmangin përdorimin e fishekzjarrëve.

Të gjithë qytetarët duhet të festojnë në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe të ndihmojnë Policinë, duke respektuar masat kufizues ANTICOVID, si dhe duke denoncuar çdo paligjshmëri në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital.

Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar për të krijuar një ambient sa më të sigurt dhe uron të gjithë qytetarët: Gëzuar festat, shëndet, mbarësi dhe sa më shumë besim e bashkëpunim të ndërsjellë përgjatë vitit 2022, për të mirën tonë të përbashkët.

Previous Post

‘Prisja shtëpi nga Luli’, Rama nuk kursehet ndaj qytetares: Më mirë që s’ta ka bërë se…

Next Post

‘Nuk bëhem pishman’, Donaldi nuk shmanget, flet për Borën në sy të Beatrix

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
‘Nuk bëhem pishman’, Donaldi nuk shmanget, flet për Borën në sy të Beatrix

‘Nuk bëhem pishman’, Donaldi nuk shmanget, flet për Borën në sy të Beatrix

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In