Tuesday, May 19, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

admins by admins
January 30, 2026
in Politikë
A A
4
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
0
SHARES
147
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Një oficer i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar rezulton se ka qenë vetë emigrant i paligjshëm, ndërsa tani përballet me akuza serioze penale për vjedhje ndaj emigrantëve që mbërrinin në Britani me anije të vogla përmes Kanalit të La Manshit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Besmir Matera, i cili akuzohet së bashku me katër oficerë të tjerë të emigracionit për komplot për vjedhje.

Sipas prokurorisë, ata dyshohet se kanë marrë para nga emigrantët që mbërrinin në Dover pas shpëtimit nga gomonet në Kanal, gjatë viteve 2021–2022.

Matera përballet gjithashtu me akuza shtesë për hyrje të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar mes viteve 2003–2004, duke përdorur identitet të rremë në një aplikim azili, si dhe për posedim dokumentesh false, përfshirë pasaporta dhe patentë drejtimi, në periudha të ndryshme nga 2011 deri në 2022.

Sipas akuzës, Matera ka hyrë në Britani kur ishte 14 vjeç, përmes një udhëtimi shkollor dhe më pas është raportuar i zhdukur në Brighton, pasi bashkëmoshatarët e tij nga Shqipëria ishin kthyer në atdhe. Ai u kishte thënë autoriteteve se ishte nga Kosova.

Prokurorja Rosalind Earis deklaroi në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster se të pandehurit punonin në një ekip të posaçëm të emigracionit, që merrej me emigrantët e mbërritur me anije të vogla, dhe se ata dyshohet se bashkëpunuan për të vjedhur shuma të konsiderueshme parash nga sendet personale të emigrantëve dhe për t’i ndarë mes tyre.

Në total, gjashtë oficerë janë akuzuar në këtë çështje, ndërsa të gjithë janë pezulluar nga detyra.

Ata janë liruar me kusht dhe do të paraqiten më 26 shkurt në Gjykatën e Kurorës në Southwark për seancën përgatitore të gjykimit.

Previous Post

‘Më ka bllokuar çdo rrugë komunikimi’, Fifi flet për Florin: Nuk e di si…

Next Post

“Të dalë kush të dojë, edhe Gimbo…”/ Selin-Mirit: Vetëm ti më intereson që…

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
PS hermetike për Presidentin e ri/ Pas pak nis mbledhja e Kryesisë, gazetari zbulon çfarë do të ndodhë: Pse Ardian Dvorani është një nga emrat e përfolur
Politikë

PS mbledh grupin parlamentar të premten, zbardhet agjenda

January 14, 2026
Next Post
“Të dalë kush të dojë, edhe Gimbo…”/ Selin-Mirit: Vetëm ti më intereson që…

“Të dalë kush të dojë, edhe Gimbo...”/ Selin-Mirit: Vetëm ti më intereson që...

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In