Është arrestuar në flagrancë administratori i një firme private në Durrës për veprën penale “Ndotje të ajrit”.
Shtetasi me inicialet R.D., 52 vjeç, është konstatuar duke hedhur mbetje ushqimore (plehra) në lagjen Nr. 14 në Durrës çka sipas policisë shkaktonte edhe ndotje ajri.
Detajet nga Policia:
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin:
- R.D., 52 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas, i punësuar si administrator në një firmë private, është konstatuar duke hedhur një sasi të konsiderueshme me mbetje ushqimore, në lagjen nr. 14, Durrës, duke shkaktuar ndotje të ajrit.
Materialet në ngarkim të shtetasit R. D. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.




