E marta ishte dita me numër rekord infektimesh nga Covid-19 në vend, ndërsa sot rekordi është thyer sërish, numri i rasteve të rejave në 24 orët e fundit ka shkuar në 42, në 311 teste të kryera.
Nga këta, rastet janë shënuar konkretisht: 1 Berati, 4 Durrësi, 3 Kruja, 2 Lushnja, 1 Puka, 9 Shkodra, 21 Tirana dhe 1 Ura vajgurore. Ndërsa bëhet me dije se sot në orën 15:00 pritet të mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, të cilët me gjasë do të caktojnë masa të reja në vijim.
Këto ditë ka pasur rritje të numrit të rasteve pozitive, dhe Ministria e Shëndetësisë ka përsëritur se kjo ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës nga qytetarët. Ndërsa ditën e djeshme u regjistruan 36 raste të reja me koronavirus, ku gjithashtu Tirana ishte me numrin më të lartë të të infektuarve, plot 27. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se po rritet gjithashtu shtrimi i rasteve të reja në spital. Deri më sot në Shqipëri regjistrohen 1299 të infektuar, nga të cilët 960 janë shëruar dhe 34 kanë humbur betejën me koronavirusin.




