Kanë kaluar pothuajse një muaj që prej nisjes së “Big Brother VIP Kosova”.





Spektakli me i ndjekur ka sjellë plot surpriza dhe dinamika nga personazhet të cilët janë bërë mjaft të dashur për publikun.




Teksa loja në shtëpi tashmë ka nisur të bëhet më e fortë mes banorëve, së fundmi burime për “Panorama Plus” kanë zbuluar se konkurrenti më i ri i cili do të bëhet pjesë e lojës 200 mijë euroshe sonte në “BBVKS” do të jetë Atdhe Xharavina.

Ish-knkurrenti i “Për’puthen” duket se i ka thënë “Po” ftesës nga produksioni.
Kujtojmë se Atdheu ka shkaktuar goxha zhurmë në ‘shoëbiz’ me deklaratat e tij të shumta për Bora Zemanin. Që pas lidhjes së Borës dhe Donaldit, Xharavina është shprehur se nuk e simpatizon më Borën dhe nuk dëshiron të flasë më për të. Në lidhje me spekulimet se mes tyre ka pasur një romancë, ish-konkurrenti i mohuar totalisht.





