Pak orë pas largimit të ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, nisin edhe lëvizjet brenda mazhorancës. Mediat raportojnë se mesditën e sotme kryeministri Edi Rama është parë në Kryesinë e Kuvendit.
Në këto momente i pari i qeverisë ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit dhe po zhvillon një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Mendohet se shkak i kësaj vizite është një takim me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Mediat aludojnë se ky takim lidhet pikërisht me emrin e ministrit të ri.




