Monday, July 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Efektivi i Shqiponjave qan në seancë: Doja që familjarët e Klodianit të ishin këtu

admins by admins
December 11, 2020
in Aktualitet
A A
0
Efektivi i Shqiponjave qan në seancë: Doja që familjarët e Klodianit të ishin këtu
0
SHARES
1
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Ka përfunduar seanca për dhënien e masës së sigurisë ndaj punonjësit të Policisë Nevaldo Hajdaraj, i cili vrau 25-vjeçarin Klodian Rasha. Gjyqtarja e gjykatës së Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke dhënë masën e arrestit me burg për Hajdaraj.

Vetw efektivi ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në seancë, dhe ka thënë ”kërkoni çfarë mase që të doni, unë kam vrarë një njeri”.

Hajdëraj ka kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm dhe familjarët e Rashës, në mënyrë që tiu kërkonte falje për ngjarjen e ndodhur teksa nw momentin që del nga salla, fshin lotët.

Dëshmia e plotë
Kemi marrë mjetin e policisë tip Hyundai me targa AA 560 RU, ku drejtues mjeti dhe përgjegjës grupi ka qenë kolegu im … dhe kemi vijuar me shërbimin në sektor. Gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha” rreth orës 01:10, në lëvizje, i kemi dhënë shenjë ndalimi një mjeti që levizte nga sheshi Shqiponja për në drejtim të Zogut të Zi, para bar “A.….” , për të bëre verifikimin e autorizimit për lëvizje.

Në momentin e ndalimit të mjetit dhe daljes nga automjeti , në krahun e djathtë në trotuar, unë kam konstatuar një person që po rrinte mbështetur në një mur, diku tek rrethimi i hotel D… më duket. Në momentin që ai na pa, bëri një lëvizje të dyshimtë, konkretisht siç ishtë i mbështetur, sapo na pa, menjëhere vazhdoi të lëvizte me hap.

Unë i bëra thirrje që të ndalonte, duke i thënë “policia për verefikim”, konkretisht për t’a verefikuar nësë kishte autorizim për lëvizje në atë orë dhe kur u nisa për t’ju afruar, ai filloi të vraponte duke përshkruar rrugën dhe duke kaluar mbi karrexhatë, për të dalë në krahun tjetër të Rrugës “Dritan Hoxha”, me drejtim për nga ish-shkolla e partisë.

Unë i bëra thirrje përsëri disa herë me shprehjen “ndal policia” dhe u nisa menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, duke qenë se ai nuk ndalonte vrapin, me drejtim lëvizje për nga rrugica e Drejtorisë së Doganave, ndërkohë që kolegu im u nis për nga krahu tjetër, konkretisht rruga në krah të Bar O… që të mund t’i dilte përballë dhe unë gjatë ndjekjes, vura re që ai shtetas nxorri diçka nga brezi dhe po mbante në dorë duke vrapuar dhe lëshoi një kërcënim që ”mos u afro se do të qëlloj”`

Unë kam bërtitur `armë`, për t`i dhënë mundësinë kolegut t`a dëgjonte që personi mund të ishte i armatosur, me aq sa unë vërejta. Kjo lëvizje e shtetasit po bëhej në drejtim të rrugicave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, siç e thashë dhe unë kam vazhduar ndjekjen duke dyshuar edhe nga thirrja e personit që kanosi se do të qëllonte, por edhe nga aq sa arrita te shikoj, pra nga fakti që ai ishte i pajisur me një armë zjarri, gjë që kuptohej nga vetë lëvizjet e tij të dyshimta.

Në këto kushte edhe unë kam nxjerrë armën nga brezi dhe e kam mbajtur në dorë, e mbusha armën, por pa e drejtuar dhe pa e shkrepur.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se arma që është gjetur nga ana e Policisë pas ngjarjes, dhe që dyshohet se i përket Rashës ka qenë në një pellg me ujë në afërsi të Drejtorisë së Doganave, disa metra larg vendit të ngjarjes. Fakti që ajo ka qenë në një pellg me ujë e bën më të vështirë identifikimin e gjùrmëve të gishtave, nëse ajo i përkiste apo jo të riut që u vra, dhe për këtë shkak ekspertiza e saj pritet të dalë në ditët në vijim.

Ndërkohë që sa i takon dosjes hetimore ajo ka përplasje të mëdha me njoftimin e Policisë së Tiranës pas ngjarjes, duke nisur që nga ora kur ka ndodhur vrasja, deri te fakti që i riu ka vdekur në vend dhe jo në spital, siç deklaronin në njoftim blutë e Tiranës.

Salla operative është lajëmruar nga dy efektivët rreth orës 01:09 minuta dhe tre minuta më vonë kanë kërkuar ambulancë, pa dhënë asnjë arsye se pse ajo u duhej. Në orën 01:14 është komunikuar për një person të vdekur, çka bie ndesh me njoftimin e policisë, që thuhej se viktima ishte vrarë në orën 01:45 minuta, dhe se ka ndërruar jetë në spital dhe jo në vendin e ngjarjes.

Lidhur me hetimet, ato janë duke u bërë në mënyrë intensive qoftë nga SHÇBA, qoftë edhe nga prokuroria e Tiranës, ndërsa një interes të madh për këtë çështje kanë pasur drejtuesit më të lartë të institucioneve, duke përfshirë edhe vetë drejtuesen e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj.

Sipas mjekëve në spitalin e Traumës, vdekja e të riut është shënuar në orën 01;24 minuta, shumë më herët se nga raportimi i Policisë. Pritet që efektivit të Shpiponjave ti konfirmohet masa e sigurisë arrest me bùrg, siç ka qenë dhe kërkesa e prokurorisë së Tiranës.

Previous Post

Horoskopi 11 dhjetor 2020

Next Post

Dorëheqja e Lleshajt, Rama shkon në zyrën e Ruçit! Diskutime për ministrin e ri?

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Dorëheqja e Lleshajt, Rama shkon në zyrën e Ruçit! Diskutime për ministrin e ri?

Dorëheqja e Lleshajt, Rama shkon në zyrën e Ruçit! Diskutime për ministrin e ri?

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In