Monday, July 20, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Djemtë e detit” – Gentjan Demaliaj, 6 vjet pa yllin e rock-ut shqiptar

admins by admins
January 27, 2021
in Artistet
A A
0
“Djemtë e detit” – Gentjan Demaliaj, 6 vjet pa yllin e rock-ut shqiptar
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Gentjan Demaliaj është vokalisti i grupit “Djemtë e Detit”. Muzika e tij ka 30 vjet që dëgjohet e do të vazhdojë të dëgjohet në vazhdimësi… Genti është personazhi emblematik i grupit. I veshur me të zeza, me kryqin e besimit të palëshuar, me flokët e gjata, gjithë humor, elegant, shpërthyes kur duhej, ai u bë i njohur, i veçantë, origjinal në zë, në muzikë, në lëvizje në fillimin e viteve `90. Genti lindi në Lezhë, më 18 qershor 1974. U rrit pranë detit të kaltër të Shëngjinit.

Si një kapiten i madh çau shtigje të reja në jetën muzikore. E sfidoi vdekjen. Lindi për të kapur majat më të larta në art. Ishte lider i grupit, vdiq si lider dhe si burrat pa iu trembur vdekjes. U formua si artist në Lezhë e në Akademinë e Arteve, duke punuar pa u lodhur, me përkushtim për të qenë dikushi në jetë, për të qenë pjesë e pavdekshme e muzikës shqiptare, veçanërisht e muzikës Rock. Shtrohet pyetja: “Ç’është talenti muzikor dhe cilët janë tërësisht dhe individualisht komponentët psikologjikë që e përbëjnë atë?” Arti përfaqëson formën më të lartë të krijimtarisë estetike dhe shërben si pikë referimi për të gjitha format e tjera të saj.

Artisti është një njeri i kohës së vet
Në shpirtin e tij është një botë e tërë, me të cilën dhe në të cilën jeton. Me këtë lidhen edhe komponentët psikologjikë që e përbëjnë talentin e Gentit: Aftësia shumë e mprehtë dhe e madhe e të vërejturit. Vrojtimi është komponent thelbësor psikologjik, është një vrojtim specifik, një vrojtim permanent që i sheh të gjitha bukuritë e botës me syrin e përshkrimit artistik, të harmonizuara gjithnjë me probleme të imagjinatës (syri sheh dhe aty për aty imagjinata krijon produktin origjinal artistik që nuk e ka krijuar njeri më parë).

Të vëzhgosh do të thotë të dallosh çdo gjë që ndodh përreth, të fiksosh shikimin ose dëgjimin në një send që ka rëndësi, të “fotografosh” ndodhi e ngjarje e t’i ruash ato në magazinën e kujtesës. Baza e përfytyrimeve, e kujtesës, e të menduarit dhe e imagjinatës janë vrojtimet e drejtpërdrejta të realitetit objektiv.

Genti kishte një vesh muzikor të veçantë
Kishte aftësi për t’i dalluar, perceptuar dhe hetuar fenomenet akustike, për t’i përjetuar dhe kuptuar mjetet shprehëse muzikore, për t’i nxitur në përfytyrime të ndryshme muzikore në shkallë më të lartë estetike-artistike. Dëgjimi i këngës prej tij ishte aktiv, me përqendrim maksimal të vëmendjes, pra kishte një qasje të veçantë ndaj veprave të dëgjuara muzikore.

Të mësuarit është një nga bazat më të fuqishme për zhvillimin e aftësisë dhe talentit në çdo drejtim. Sa më intensive të jetë veprimtaria mësimore, aq më e madhe është mundësia për zhvillimin e talentit, aq më të lartë treguesit e këtij zhvillimi në fushën e aftësive. Kjo përbën edhe thelbin e ligjit të intensitetit të veprimtarisë psikike. Studimet në Akademinë e Arteve, në degën e regjisurës e formuan edhe në fushën e aktrimit. U kompletua si artist. Kontakti i tij me pedagogët artistë më të mirët në Shqipëri – qenë një përvojë e shkëlqyer për të. Interesat e gjerë dhe të shumta. Genti këndonte, ishte kantautor.

Shumica e këngëve të tij kanë pikërisht autorësinë e tij. Ishte kërcimtar, balerin, kishte aftësi të kompozonte. Pasioni i zjarrtë për të kënduar. Kaseta e parë që i ra në dorë ishte ajo e Majkëll Xheksonit, në vitin 1981. Ishte vetëm 7 vjeç. E pëlqeu zërin e tij, këngën e tij, lëvizjet e tij. Iu rrit dëshira dhe pasioni për të kënduar si ai. Këndonte me zë të ulët, fshehurazi këngët e Majkëllit.

U thirr disa herë në polici se po këndonte këngë të huaja, të ndaluara. Kjo nuk e pengoi në rrugën e tij pakthim të artit muzikor. Anatol Fransi në veprën “Krimi i Silvester Bonant” është shprehur: “Pasionet janë armiqtë e qetësisë. Pa to në botë nuk ka industri, as arte, as shkencë.” I apasionuar pas muzikës nuk do të reshtte së punuari. Pas çdo suksesi ulte kokën dhe vazhdonte të punonte pa pushim. Puna dhe vetëm puna është çelësi i suksesit. Net të tëra i kalonte në studion muzikore pa fjetur për asnjë çast.

Të menduarit artistik
Genti udhëhiqej në krijimet e tij nga një përmbajtje e caktuar intuitive. Në vetëdijen e tij bëhej pasqyrimi i realitetit, pastaj transformimi në një krijim artistik. Figura artistike është bartëse e të veçantës, e konkretes dhe njëkohësisht është një përgjithësim. Ndarja nga jeta e një shokut të tij të ngushtë e pikëlloi shumë. Këtu e ka zanafillën edhe balada “Mos qaj”, të cilës i dha forcë përgjithësuese, duke shprehur dhimbjen njerëzore, fatin e të rinjve shqiptarë në këto vite, vdekjen e tyre nga përdorimi i drogës. Meditimi, është veçori dalluese e krijimtarisë së tij.

Kënga e tij, veprimtaria e tij artistike kaloi nëpërmjet 4 stadeve të meditimit: Stadi i vështirësisë kur duhet ushtruar shumë përpjekje për të qetësuar dhe kontrolluar valët e trazuara dhe të përhapura të mendjes. Stadi i arritjes kur mendja arrin përqendrimin e plotë dhe përjeton një gjendje më të lartë të ndërgjegjes. Në stadin e tretë nëpërmjet përqendrimit të rregullt dhe intensiv, mendja bëhet koherente dhe zhvillon fuqitë psikike. Stadi, ku një lumturi e papërshkrueshme lind nga çdo fibër e qenies.

Ndjente kënaqësi, lumturi kur këndonte në çdo kohë e në çdo vend, kur shkruante tekstet e këngëve. U nda nga jeta, më 27 janar 2015. Me mijëra njerëz të të gjitha moshave morën pjesë në homazhet në nderim të tij. Vlerësimi maksimal i publikut, i jurive, i marrjes së çmimeve të mëdha qenë pjesë e jetës dhe e këngës së tij.

Pengu i fundit
Genti shkroi tekstin e këngës për babanë, por nuk arriti ta këndonte për arsye të sëmundjes së pashërueshme që në moshën më të mirë, më të pjekur për suksese të tjera do ta ndante nga jeta. Për të babai nuk ishte vetëm prindi i tij i dashur dhe i paharruar, por shoku, miku, menaxheri dhe kritiku i tij. I mbeti peng kjo dëshirë e parealizuar, ndaj e la amanet të këndohej dhe kjo u bë realitet. Para se të sëmurej pata biseduar me të për ciklin e Këngëve të Kreshnikëve. I propozova të realizonte një album muzikor me vargjet më të bukura të këtij cikli. Më kishin bërë përshtypje disa ekspozita me piktura, mbështetur në Këngët e Kreshnikëve, veçanërisht ajo e piktorit të talentuar tropojan, Nazmi Hoxha. Patën sukses të jashtëzakonshëm.

Isha i sigurt në suksesin e albumit muzikor me këtë temë. Një këngë epike dhe lirike, bazuar në vargjet e këngës “Vajtimi i Ajkunës” do të ishte himn i muzikës shqiptare. Genti e kishte zërin, përvojën, paraqitjen për të finalizuar me sukses këtë album muzikor. Zëri i tij i ëmbël si gurgullimat e krojeve të bjeshkës, i pastër si ujët e Valbonës, ledhatues si valët e detit, epik si Bjeshkët e Nëmuna “Baladë për Jakup Ferin”, i shkrirë tërësisht me dhimbjet njerëzore “Mos qaj”.

Thuri ëndrra për veten, për ne “Ëndrrat që për ty i thura”, por ah, vdekja e pabesë, tinëzare, e pamëshirshme nuk e la t’i realizonte të gjitha. Sikur e parandjeu se vdekja do ta merrte para kohe në krahët e saj, ndaj këndoi “Jo tani”. Epizmi dhe lirizmi në këngën e tij qenë pjesë e jetës së tij, e biografisë së tij, e traditës së familjes së tij, e heroizmit të popullit të tij, e vuajtjeve të tij, e jetës së tij të dhimbshme. Këngëtari Gentjan Demaliaj e ka shkruar me germa të arta emrin e tij në historinë e muzikës moderne. Vajza e Gentit, Edea, e talentuar, me shumë perspektivë po i çon më tej sukseset dhe arritjet e tij.

VLERËSIMET

1989 – Krijimi në qytetin e Lezhës i Grupit Djemtë e Detit – vokalist/leader i grupit, 1991 – Çmimi i dytë në Festivalin e RTSH me këngën “Ëndrrat që për ty i thura”, 1995 – Çmimi i dytë në Festivalin e Parë të Rock-ut shqiptar, 1996 – Çmimi i parë në Festivalin e Dytë të Rock-ut shqiptar


1996 – Çmim special në Festivalin e RTSH për këngën “Baladë për Jakup Ferrin”, 1997 – Çmim në Festivalin e RTSH me këngën “Mos qaj”, 1997 – Hedhja ne treg e albumit të parë “Izolimi Vdes”, 1998 – Çmim në Festivalin e RTSH “Interpretuesi më i mirë” kënga “Kohë pa ty”, 2002 – Çmim i parë “Mikrofoni i artë” edicioni i parë, me këngën “Jo tani”, 2009 – Hedhja në treg e albumit të dytë “Epos”, 2015 – Titulli “Mirënjohje e qytetit” Shëngjin.
2015 – Titulli “Mirënjohje e qytetit”, Lezhë. 2016 – Urdhri “Mjeshtër i madh”, dhënë nga Presidenti.

Previous Post

“Me kripë a sheqer s’bëhet qejfi qeder”

Next Post

Përse filmat shqiptarë të para viteve 90 janë më të pëlqyer (sot më shumë)/Nga Gavrosh Haxhihyseni

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Përse filmat shqiptarë të para viteve 90 janë më të pëlqyer (sot më shumë)/Nga Gavrosh Haxhihyseni

Përse filmat shqiptarë të para viteve 90 janë më të pëlqyer (sot më shumë)/Nga Gavrosh Haxhihyseni

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In