Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Me kripë a sheqer s’bëhet qejfi qeder”

admins by admins
January 27, 2021
in Artistet
A A
0
“Me kripë a sheqer s’bëhet qejfi qeder”
0
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Kush nuk e mban mend e nuk qesh edhe me vete, sa herë kujton “kripë, kripë, kripë… sheqer, sheqer, sheqer!”. Falë interpretimit e talentit spikatës të aktorit Fadil Hasa, humori shqiptar ka rrënjosur në breza një sërë personazhesh, apo fragmente nga skeçet e komeditë nga më të dashurat për popullin. Ndër emrat që vulosën humorin shqiptar, Fadil Hasa mbetet pa dyshim, një figurë dhe personalitet unik, i papërsëritshëm.

Fadil Hasa u lind në Krujë, më 8 prill 1940. Ka kryer gjimnazin “29 Nëntori” në qytetin e Shkodrës. Ai u aktivizua dhe u bë i njohur si aktor, me të dhëna të shprehura ndaj teatrit të varietesë qysh me grupin e Estradës Amatore të Portit të Durrësit (1963-1970) ku edhe punonte.

Talenti dhe karakteristikat dalluese si një actor komik, përkushtimi dhe mprehtësia e prurjes të tipave dhe karaktereve, bënë që ai të thirrej si aktor profesionist në Estraden e Durrësit, nga viti 1970 deri në vitin 1993, kohë kur edhe do të dilte në pension. Ai pasuron galerinë e tij me role dhe tipa, personazhe dhe karaktere, të cilat rrëmbyen adhurimin e artdashëve për të mbetur në kujtesën e gjeneratave.

Veprimtarinë e tij interpretuese e shohim teksa shkëlqen me rolet në komedi, skeçe, parodi e pantomimë, dialogje dhe forma të tjera të shkurtra të estradës. Mbeten emblematike për shikuesit dhe admiruesit e tij të shumtë interpretimet, si: Latifi te “Sheqer-sheqer”, Rrema tek “Or, ti ikëshillit”, Hamdiu te “Mysafiri i paftuar”, Qyli (monolog) etj.

Fadil Hasa, repertorin e tij si artist e pasuron edhe me rolet në kinema, ku mund të përmendim,“Zëvendësi i grave” (1987), “Trapi i vjeter” dhe “Lutje dashurie” më 2005, për të shkëlqyer në rolin e tij kryesor te “Mao Ce Dun”, më 2007 dhe “Kronikë provinciale” më 2009. E veçanta e tij është loja me “seriozitetin” e shtirur të personazheve, duke nxjerrë në pah budallallëkun, naivitetin, dobësi dhe mangësi të caktuara nga karakteri. Këto falë shumë befasimeve të këndshme humoristike, që ai përdori, si dhe ndjenjës së lartë të ritmit apo përdorimit të frytshëm të kontrapunkteve.

Kishte një veprim dinamik në skenë. Ishte spontan, origjinal dhe i shpenguar. Spikaste për një përshtatje të mirë aktoriale në përjetimin e situatave ku gjenden personazhet. Rëndom, me karakterizime të imëta e me shije në mënyrën e të folurit, në gjeste e mimikë, ai ka ravijëzuar me një përsosmëri të admirueshme tipa të shumtë nga shtresat të ndryshme sociale, si: bujq, punëtorë krahu, familjarë, prind.

Ka sjellë në skenë me aq mjeshtëri dhe origjinalitet, herë të mençurin e herë budallain, herë të ngathtin e herë atë që “nuk ia ha qeni shkopin”. Të gjitha këto, duke ruajtur me natyrshmëri sensin e masës. Kjo është shfaqur si një cilësi e vyer e aktrimit të tij në aplikimin sa më të dobishëm të formave sarkastike; të farsës, të burleskës, të ekzagjerimeve, të karikaturizmit, deri të “budallallepsjes” së qëllimtë të sjelljes së personazhit, etj..

Udha e tij në rrugën e aktorit ishte e gjatë, e suksesshme dhe frytdhënëse, nëse mund të quhet dhe të njihet edhe sot si fryt duartrokitja frenetike, admirimi i artdashësve. Jetoi një jetë modeste me shumë vështirësi si shumë personalitete, të cilët i bënë nder dhe e pasuruan artin dhe traditën e artit komik duke mos kërkuar asgjë në këmbim, as ndere as lëvdata, as kemare as llamburitje televizive. Ai ishte çfarë ne e tashmë e njohim dhe iku siç secili nga ne e ndjen në shpirt këtë ikje.

Fadil Hasa mbetet njeriu modest i pretendimeve modeste, i cili arriti të linte gjurmë kujtese dhe një emër të përhershëm në komedi dhe jo vetëm.  Ai do të jetojë në ëndjen tonë për të qeshur, për të qeshur me gjithë shpirt.

Marre nga Konica.al

Previous Post

Regjisorja Xhanfize Keko (1929-2007)

Next Post

“Djemtë e detit” – Gentjan Demaliaj, 6 vjet pa yllin e rock-ut shqiptar

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
“Djemtë e detit” – Gentjan Demaliaj, 6 vjet pa yllin e rock-ut shqiptar

“Djemtë e detit” – Gentjan Demaliaj, 6 vjet pa yllin e rock-ut shqiptar

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In