Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri pasi ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet e 25 prillit. Pas këtij episodi, mësohet se Elda Hoti vjen në parlament në vend të Mark Markut. Deputetja e parë e opozitës së re që rikthehet.
Atëherë ishte nga listat e LSI në zgjedhjet e vitit 2017 në qarkun e Lezhës, ndërsa sot vjen nga lista e koalicionit të PD (kandidate e Partisë Republikane).
Kujtojmë se Marku është një nga kritikët e kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me strategjitë e përdorura. Mesa duket këto kritika nuk kanë marrë zgjidhje në PD dhe kështu Marku ka zgjedhur të lërë mandatin e tij të deputetit.
Më herët Mark Marku njoftoj largimin nga PD dhe nga mandati i cili doli deputet i parë në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri..
Mark Marku ka shpërthyer në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre, pasi partia po u shërben servilëve dhe kjo u pa si pas zgjedhjeve të 25 prillit, si në zgjedhjet brenda PD për kryetarin e ri, por edhe në Kuvendin e PD, ku askush nuk ngriti zërin për të thënë të vërteta por heshtën pas servilizmit që i bënë Bashës.
Për Markun, fushat për zgjedhjen e kryetarit të PD, ishte pa vizion dhe nuk solli asnjë platformë ndryshimi se si demokratët do të vijnë në pushtet. Ai pati kritika të forta edhe për Kuvendin e PD, ku tha se fjalimi i Bashës i la demokratët edhe më të paqartë në lidhje me vizionin e ri të partisë.




