Thursday, September 17, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Agroturizëm në shtëpinë 120-vjeçare në Bual të Përmetit/ Histori fantastike e shqiptarëve të zakonshëm që i japin tjetër frymëmarrje fshatrave

admins by admins
June 7, 2020
in Aktualitet
A A
0
Agroturizëm në shtëpinë 120-vjeçare në Bual të Përmetit/ Histori fantastike e shqiptarëve të zakonshëm që i japin tjetër frymëmarrje fshatrave
6
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Në fshatin Bual të Përmetit, vendi më i mirë për të bujtur një natë e më shumë, ndodhet edhe shtëpia 120-vjeçare, monument kulture, e Kristaqit, një përmetar i mençur, i dashuruar me traditën e vendlindjes së tij.

Tre vite më parë, bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij, pritën turistët e parë dhe sot “Traditional Guest House”, është një sipërmarrje që gjeneron të ardhura për ekonominë e tyre familjare

Kryeministri Rama duke përcjellë këtë rrëfim nga Përmeti, shprehet se kjo është një ndër historitë fantastike të shqiptarëve të zakonshëm, të cilët përmes një pune të jashtëzakonshme i japin një tjetër frymëmarrje fshatrave tona.

“Ja një tjetër histori fantastike e shqiptarëve të zakonshëm që me punë të jashtëzakonshme i japin një tjetër frymëmarrje fshatrave tona. Në fshatin Bual të Përmetit, vendi më i mirë për të bujtur një natë e më shumë, është shtëpia 120-vjeçare, monument kulture, e Kristaqit, një përmetar i mençur, i dashuruar me traditën e vendlindjes së tij.Tre vite më parë, bashkë me bashkëshorten dhe djalin e tij, pritën turistët e parë dhe sot “Traditional Guest House”, është një sipërmarrje që gjeneron të ardhura për ekonominë e tyre familjare”, u shpreh Rama.

Bashkëshortja e Kristaq Cullufe thotë se ky është viti i tretë i punës ndërsa tregon edhe ditët e para të këtij investimi.

“Ky është viti i tretë që po punojmë. Kur vinin prenotimet e para, sepse merrej djali zakonisht me këto punë dhe më thoshte: mami kemi njerëz për një javë, për një muaj. Unë isha në një siklet shumë të madh sepse nuk e dija sesi funksiononte, ato emocionet, kishte raste edhe gjumë nuk flija derisa vinte ajo ditë. Këtu gatuhet kuzhinë tradicionale dhe turistët zakonisht kështu duan”, u shpreh ajo.

Zonja u shpreh se gatimet janë tradicionale dhe produktet i ka bio nga bahçja e saj. “Unë nuk gatuaj pa vezë fshati, ka pasur raste që e kam bërë por nuk e kam nxjerrë si ushqim sepse s’më ka pëlqyer”, tha ajo.

Kryefamiljari i familjes Cullufi u shpreh se kjo shtëpi është ndërtuar prej stërgjyshit te tij.

“Këtë shtëpi në fillim e ka ngritur stërgjyshi, ka qenë doktor dhe donte të thoshte si e si që duhet të bëj shtëpi të madhe  sepse do bëj shumë fëmijë. Faktikisht ai bëri 12 fëmijë dhe motra e tij që u martua në fshat edhe ajo ka bërë 11 fëmijë”, u shpreh ai.

Ndërsa tregon që numri i vizitorëve sa vjen e rritet, Cullufi thekson se tanimë nuk e lënë turistët që të mos merret me këtë gjë, pasi ka shumë kërkesa.

“Tani nuk e lëmë dot ne, sepse nuk të lënë njerëzit. Në fillim nisi prenotimi, tani nuk na lënë njerëzit neve. Edhe na pëlqen tani sepse mësojmë nga çdo lloj vendi, nga çdo lloj kulture. Kjo që bëmë ne për të mbrojtur këtë momument kulture të kategorisë së parë, që është e vetmja e Përmetit, duhet ta bëjnë edhe shumë të tjerë. Të mos presin nga shteti: o burra dua para nga shteti se më pikon çatia. Edhe unë, duke parë që vinin turistë në Përmet thashë: unë kam shtëpinë në fshat, bëmë dy dhoma, vendosëm dy krevatë. Ato 5 lekë mbajtën shtëpinë, jo vetëm shteti”, u shpreh Kristaqi.

Drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca e cila vizitoi këtë pikë turistike u shpreh se “shteti ka në dispozicion një program që mund të mbështesë shembuj si puna juaj, që këto xhevahire t’i zbulojmë së bashku me pak financime dhe mbështetje nga ne dhe të keni mundësi që të keni sa më shumë turistë që vijnë dhe zbulojnë Shqipërinë dhe këtë mikpritje fantastike të Përmetit por edhe të gjithë zonave të ndryshme të Shqipërisë”.

Tags: AgroturizemBual
Previous Post

Turistët i rikthehen Korçës

Next Post

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në kërkim pronari i biznesit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në kërkim pronari i biznesit

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në kërkim pronari i biznesit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In