Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Zv.Ministrja Kuko: “Media dhe policia e shtetit janë partner të besueshëm të njeri-tjetrit, që synojnë të japin më të mirën për publikun.”

admins by admins
September 29, 2020
in Aktualitet
A A
0
Zv.Ministrja Kuko: “Media dhe policia e shtetit janë partner të besueshëm të njeri-tjetrit, që synojnë të japin më të mirën për publikun.”
0
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Zëvendësministria Kuko në takimin e përvitshëm të ekpertëve të Policisë ka vënë theksin në bashkpunimin dhe besueshmërinë midis medias dhe policisë së shtetit të cilat japin më të mirën për publikun. Kuko është shprehur se ndodhitë e fundit në shqipëri si pandemia COVID – 19 dhe termetet e vitit të shkuar kanë bashkpunuar më së miri për çështje sensibilizuese në dobi të publikut.

“Media dhe policia e shtetit janë partner të besueshëm të njeri tjetrit, që synojnë të japin më të mirën për publikun.

Policia e shtetit dhe media kanë bashkpunuar midis tyre në çështje të senzibilizimit të publikut, duke filluar nga pandemia COVID- 19 ku

Zhvillimet e sotme dëshmojnë se tashmë media dhe policia janë partnerë të besueshëm të njëri-tjetrit, që synojnë të japin më të mirën në dobi të publikut.

Përtej kësaj, media ka raportuar me profesionalizëm e seriozitet ngjarje me impakt të fortë publik, qoftë në raste katastrofash natyrore, aksionesh në shkallë të gjerë të policisë kundër kanabisit, apo për raste të tjera zhvillimesh me pjesëmarrjen e publikut, tubime, mitingje etj..

Sa për ilustrim, duke qenë se jemi ende në një situatë alarmi sa i përket pandemisë së ‘Covid19”, media bëri një punë të lavdërueshme në sensibilizimin e publikut për nevojën, dobinë dhe domosdoshmërinë e mbajtjes së maskës në fytyrë, në ambiente publike, duke u bërë në njëfarë mënyrë, aleate në ndërgjegjësimin e publikut.

Po kështu në ngjarjet e vjetshme pas dy tërmetesh të fuqishme në ultësirën perëndimore të Shqipërisë, media kontribuoi në informimin korrekt të publikut dhe sidomos për publikimin e rasteve të veçanta për gjendjen e ndonjë familjeje në nevojë nëpër fshatra që nuk kishte mundësi komunikimi.”

“Nga përvoja ime si Zv.ministre e Brendshme mund të them se media ka treguar se është një partnere e besueshme e Policisë së Shtetit në rastet kur kemi zhvilluar fushata ndërgjegjësuese për publikun, sidomos në lidhje me sigurinë në shkolla, në rrugë, kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kundër përdorimit të drogave, e mjaft raste të tjera. “

Kuko është ndalur dhe tek fenomeni Fake News, ku në një vend të vogël si Shqipëria është një shqetësim i madh për këdo, sidomos për Policinë e Shtetit e cila mund të krijojë operacione në bazë të një pavërtetësisë së lajmit por duke cënuar dhe besueshmërinë e vet medias. Kuko ka theksuar nismën e qeverisë me paketën Anti Shpifje ku janë marrë masa për këtë fenomen ligjore për të ndaluar fenomenin Fake News duke dizinformuar qytetarët e Republikës së Shqipërisë por dhe por dhe cënimi i të drejtave të njeriut ku shqipëria është pjesë e disa konventave ndërkombëtare si Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut e te tjera.

“Një çështje tjetër që dua të diskutoj është fenomeni “fake news” i cili prek jo vetëm një vend të vogël si Shqipëria, por mund të përbëjë shqetësim për çdo vend të botës dhe të krijojë pasoja për veprimtarinë e agjencive të sigurisë. Përveç kësaj, ky fenomen dëmton madje edhe median vetë, besueshmërinë e saj.

Ai mund të cenojë dhe dëmtojë marrëdhëniet e besueshmërisë me qytetarët. Raste të tillë nuk janë të rralla as në Shqipëri. Unë mendoj se ka shumë rëndësi që të krijojmë kushtet për të penguar këtë fenomen, – në një front të gjerë.

Shqipëria ka ndërmarrë një nismë legjislative të pagëzuar me emrin paketa anti-shpifje, e cila është e përbërë nga disa ligje që rregullojnë aktivitetin e mediave audiovizive dhe atyre online.

Kjo nismë ligjore, e ndërthurur edhe me ligjin për median në fuqi që ka si model ligjin gjerman, pritet të këtë efekt pozitiv për të frenuar tentativat për dezinformim, shpifjet, pra fenomenin “fake-news”.

Me këtë paketë synohet që të mbrohet profesionalizmi në media, por edhe qytetari, duke penguar fenomenin e shkrimeve anonime. Nga ana tjetër, në këtë paketë ka dispozita ligjore që bëjnë transparencë në burimet e financimit të medias, duke penguar kësisoj rrjedhjen e parave të pista në kanalet mediatike, për rrjedhojë edhe fenomenin e pastrimit të parave. Paratë e pista janë një problem për punën e agjencive ligjzbatuese por në momentin që infiltrohen në buxhetet e medias, atëherë ato dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarin, sepse rrënojnë themelet e medias, të vërtetën.

Në paktën anti-shpifje adresohet problemi i cenimit të drejtave dhe dinjitetit të qytetarit, të cilat mbrohen nga një sërë konventash ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është pjesë.

Jo vetëm nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, por edhe të tjera ai ajo për mbrojtjen e fëmijëve, për parandalimin e gjuhës së urrejtjes, ekstremizmit të dhunshëm nëpërmjet mediave online etj.
Gjithashtu, nisma i jep shumë rëndësi respektimit të shprehjes dhe pluralizmit në tregun e mediave elektronike dhe vendos standarde etike në mënyrën si duhet të përmirësohet ofrimi i shërbimit audioviziv dhe ai elektronik.
Këtu është treguar kujdes që mediat online të vetërregullohen.”

Tags: Kuko
Previous Post

S’do ketë pagë minimale nën 30 mijë lekë”, Rama nxjerr shifrat

Next Post

Basha propozoi planin e rimëkëmbjes, Manastirliu: Ja si e menaxhoi qeveria shqiptare pademinë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Basha propozoi planin e rimëkëmbjes, Manastirliu: Ja si e menaxhoi qeveria shqiptare pademinë

Basha propozoi planin e rimëkëmbjes, Manastirliu: Ja si e menaxhoi qeveria shqiptare pademinë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In