Katër burra shqiptarë janë në kërkim nga policia britanike në lidhje me një vrasje në veri-lindje të Anglisë. Bëhet fjalë për vrasjen e Hemawand Ali Hussain. Trupi i të ndjerit, u gjet në Hartlepool, Britani e Madhe, të dielën, 15 shtator 2019. 30-vjeçari pësoi një plagë vdekjeprurëse nga një armë zjarri. Ai shërbeu si snajperist në forcat ushtarake kurde të Peshmergave kundër ISIS, në Irakun e Veriut.
Shqiptarët e akuzuar janë: Sajmir Dodoveci, Daniel Kadiu (i njohur edhe si Dardan), Eugert Merizaj dhe Armando Marku. Që të katërt, kanë jetuar kryesisht në Lancashire.
Hetimet e fundit sugjerojnë që ata janë aktualisht në Veri-Perëndim. Policia britanike bën apel për të gjithë ata që kanë informacion ta paraqesin atë në polici.





