Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit konfirmoi sot në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Veliu u përball me Komisionin për tre proceset e vlerësimit kalimtar të punonjësve, vlerësimin e pasurisë, kontrollin e figures dhe vlerësimin e aftësive profesionale.
Pas seancës dëgjimore të zhvilluar një ditë më parë, Komisioni shpalli sot vendimin duke konfirmuar në detyrë kreun e Policisë së Shtetit pasi rezultoi i pastër pas hetimeve.
Sipas Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit, Veliu ka deklaruar saktë pasurinë dhe ka burime të ligjshme.
Lidhur me kontrollin e figurës, sipas DSIK, Veliu është pajisur me certifikatë sigurie dhe nuk ka procedime penale ndaj tij.




