Friday, September 18, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Vetëvendosja” aksion në Shqipëri me protestë kundër vizitës së Vuçiç

admins by admins
May 4, 2019
in Aktualitet
A A
1
“Vetëvendosja” aksion në Shqipëri me protestë kundër vizitës së Vuçiç
9
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Pas regjistrimit edhe në Shqipëri, Lëvizja Vetëvendosje do të zhvillojë protestën e parë në datë 8 maj.  Përmes një njoftimi në faqen e tyre në rrjetet sociale drejtuesit e ‘Vetëvendosjes’ në Tiranë theksojnë se protesta do të zhvillohet kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili nuk është i mirëpritur në Tiranë.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri u bën thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush vjen në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi.

Vuçiç do të vijë në Tiranë për samitin e “Brdo-Brione” ku do të marrin pjesë edhe lider të tjerë të Ballkanit në kuadër të Javës së Europës, ku e pranishme do të jetë edhe shefja e politikës së Jashtme të BE-së, Mogerini.

Deklarata e plotë e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri:

Vuçiçi nuk është i mirëpritur në Tiranë

Nga mediat dhe përfaqësues të huaj është raportuar se Aleksandar Vuçiç dhe Milorad Dodik do të vizitojnë Tiranën në datat 8 dhe 9 maj për të marrë pjesë në takimin “Brdo-Brione”.

Për këtë vizitë të tyre nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar nga asnjë prej institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Institucionet kanë zgjedhur heshtjen dhe mos-transparencën, pikërisht në një periudhë kur Serbia synon haptazi ekspansion në Kosovë e në Bosnje.

Vuçiçi dhe Dodiku kanë gjetur bashkëpunëtorë për këto projekte supremaciste serbe edhe në mesin e pushtetarëve shqiptarë si Presidenti Hashim Thaçi, që si politikan ka marrë vazhdimisht përkrahjen nga Kryeministri Edi Rama, duke vendosur në rrezik interesat e gjithë kombit shqiptar.

Mediat kanë raportuar gjithashtu se temë kryesore e kësaj vizite do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.

Kujtojmë se Aleksandar Vuçiç ka qenë Ministër i Informacionit në qeverinë e Millosheviçit gjatë luftës në Kosovë. Që Vuçiçi mbetet i njëjti, këtë e tregon edhe deklarimi i tij i kohëve të fundit se Millosheviçi ka qenë “një lider i madh”.

Ai dhe kabineti i tij qeverisës vazhdojnë të mohojnë sistematikisht masakrat e shumta që kanë ndodhur në Kosovë, 20 vjetori i të cilave po shënohet këtë vit për çdo javë në komunat e ndryshme të Kosovës.

Vuçiçi dhe Serbia nuk kanë kërkuar kurrë falje për krimet e tyre, nuk e njohin dhe e luftojnë pavarësinë e Kosovës, nuk kanë dënuar asnjë kriminel për 20.000 përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës, nuk i kanë kthyer mbi 1600 të pagjetur, nuk kanë paguar kurrë dëmshpërblimet e luftës, nuk kanë kthyer fondin pensional dhe artefaktet e vjedhura kulturore, dhe vazdojnë të shtypin për çdo ditë të drejtat politike e kulturore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc që janë duke përjetuar edhe një gjendje të mjerueshme ekonomike.

Për më shumë, Milorad Dodik drejton “Republika Srpska” që është themeluar mbi gjenocidin e Serbisë ndaj boshnjakëve. Vendimi i Tribunalit të Hagës për ta dënuar për krime lufte dhe gjenocid udhëheqësin e “Republika Srpska”, Radovan Karaxhixhin, nuk vendosi drejtësi, pasi projekti i tij  mbijetoi dhe drejtohet sot nga Dodiku.

Politikat e Dodikut janë arsyeja pse Bosnje Hercegovina është kthyer në një shtet që nuk funksionon normalisht, dhe që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Vuçiçi dhe Dodiku janë aleatët kryesorë të Putinit në Ballkan, dhe mënyra se si Rusia tenton të shtrijë ndikimin e saj ushtarak, ekonomik dhe politik në rajon.

Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë është një mjet i pamjaftueshëm për të vendosur masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, e cila praktikon ilegalisht “dumping” në Kosovë e Shqipëri, duke subvencionuar produkte e saj për t’i shitur nën çmimin e tregut, me synimin për të dominuar dhe shkatërruar produktin vendas shqiptar, e për pasojë ekonominë tonë kombëtare. Marrë parasysh luftën politike dhe kërcënimet e vazhdueshme ushtarake, bashkë me ofendimet e vazhdueshme, të qeverisë së Vuçiçit ndaj kombit shqiptar, masat e reciprocitetit ndaj Serbisë duhen shtuar dhe plotësuar, dhe jo hequr apo pezulluar.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri i bën thirrje institucioneve të Republikës së Shqipërisë të sqarojnë menjëherë dhe publikisht se kush është ftuar e kush vjen në Tiranë në datat 8 dhe 9 maj, dhe cilat do jenë temat e këtij takimi.

Ky sqarim nuk mund të zëvendësohet me fjalë si “janë ftuar liderët e Ballkanit”, apo qoftë edhe duke thënë se do të vijnë përfaqësues të BE-së, si Federica Mogherini, e cila ka mbajtur hapur një qëndrim në favor të politikave të Vuçiçit.

Liderët e Ballkanit nuk janë të njëjtë në raport me shqiptarët dhe Shqipërinë, dhe prandaj nuk mund të trajtohen të gjithë njëlloj nga shteti shqiptar. Nëse Vuçiçi është ftuar e do të vijë në Tiranë, me ose pa vëllain e politikave të tij ekstremiste, Dodikun, atëherë reagimi qytetar ka për të qenë i pashmangshëm.

Previous Post

Barcelona nënshkruan me një tjetër yll nga liga holandeze

Next Post

LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut

LSI nderon 5 Majin, Luan Rama: 5 Maji, ditë e amanetit të gjakut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In