Wednesday, September 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

“Turizmi kufitar”, shqiptarët “mbarojnë” naftën e Malit të Zi, kompanitë malazeze vijnë të furnizohen në Shqipëri

admins by admins
March 11, 2022
in Aktualitet
A A
0
“Turizmi kufitar”, shqiptarët “mbarojnë” naftën e Malit të Zi, kompanitë malazeze vijnë të furnizohen në Shqipëri
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Rritja me ritme të larta e çmimeve të naftës në Shqipëri ka nxitur të ashtuquajturin turizëm kufitar në vendet fqinjë, ku karburanti është më i lirë.

Operatorët e tregut pohojnë se ndonëse në tregun e brendshëm nuk është vënë re tkurrje e konsumit pas shtrenjtimit të naftës, për shkak se makina është mjet i domosdoshëm, shitjet kanë rënë në pikat kufitare.

Kjo për shkak se shumë qytetarë po nxitojnë të furnizohen në Maqedoni, apo në Mal të Zi, ku nafta tregtohet ende me rreth 1.5-1.6 euro për litër, nga mbi 2 euro që kërceu në Shqipëri.

Një prej tregtuese më të mëdhenj tregon një dukuri interesante. Në pikat e malit të Zi ka pasur një dyndje të automjeteve të konsumatorëve shqiptarë, që kanë nxituar të mbushin plot serbatorët, apo dhe me bidonë.

Ai shton se qeveria e malit të Zi ka vendosur tavan mbi çmimet e naftës ndaj nuk janë shtrenjtuar karburantet në vendin fqinjë. Por, dyndja e konsumatorëve shqiptarë ka bërë që nafta në mal të Zi të “shterojë”, duke detyruar kompanitë treguese malazeze që t’u drejtohen partnerëve të tyre shqiptarë që të marrin furnizime nga Shqipëria!

Nafta në Shqipëri është më e shtrenjta në rajon dhe ndër 10 më të shtrenjtat në botë, për shkak të barrës së lartë të taksave që mbahen tek karburanti, si akciza, taksa e qarkullimit, shërbime të tjera që kryhen nga koncesionarët si markimi, pompat etj., që përbëjnë rreth 60% të çmimit.

Në raport me nivelet e të ardhurave në vend, nafta është shumë e shtrenjtë. Një shqiptar duhet të shpenzojë mesatarisht gati 20% të të ardhurave ditore për të blerë një litër naftë, me çmimet e sotme, më shumë sesa çdo qytetar tjetër në Europë dhe e 17-a në botë.

Edhe në vlerë absolute, Shqipëria, me nivelet aktuale, renditet ndër 10 vendet më të shtrenjta në botë, se bashku me Finlandën, Belgjikën, Danimarkën, Hong Kongun, Norvegjinë, Suedinë, që ka karburantin më të shtrenjtë në botë, me 2.6 dollarë për litër.

Por, të ardhurat për frymë të suedezëve janë 51.4 mijë dollarë në vit, ose rreth 12 herë më shumë se të Shqipërisë. Si rrjedhojë një suedezi i duhet vetëm 1.9% e të ardhurave mesatare ditore për të blerë një litër karburant. Edhe një gjermani i mjaftojnë po rreth 2% e të ardhurave ditore. /Monitor

Tags: KufitarmaqedoniNaftaturizmi
Previous Post

Çmimet e naftës zbresin në 223 lekë për litër

Next Post

Vazhdon rritja/ Ja sa ka shkuar çmimi i bukës masive në vendin tonë!Këto janë furrat që preken më shumë

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Vazhdon rritja/ Ja sa ka shkuar çmimi i bukës masive në vendin tonë!Këto janë furrat që preken më shumë

Vazhdon rritja/ Ja sa ka shkuar çmimi i bukës masive në vendin tonë!Këto janë furrat që preken më shumë

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In