Policia ka bërë publike rezultatet e një aksioni në një nga zonat rezidenciale më të shtrenjta të Tiranës, Rolling Hills, ku disa prej banorëve aty, pasi kanë blerë vilat, kanë bërë shtesa dhe ndërhyrje pa leje me arrogancën e njerëzve të paprekshëm. Në traditën e shëmtuar të njerëzve me pushtet në këtë vend, policia e ka pas të vështirë të trokas në dyer të tilla, ku dhe roja i traut e ndjen veten më të rëndësishëm se drejtori i Policisë së Tiranës.
Por ja që ka një ditë ku tradita prishet dhe fadromat e policisë hyjnë mes vilave luksoze, për të treguar se paratë vlejnë për të blerë vilë, por jo shtetin.
E njëjta gjë po ndodh dhe me disa prej bandave me mbështetje politike që mbijetonin në Shqipëri. Duke filluar nga operacioni “Metamorfoza ku polica goditi një grup kriminal që akuzohej se ishte i afërt me Partinë Socialiste, e deri tek ndërhyrja e sotme në Fushë Kuqe ndj shumë të kërkuarit Gëzim Çela, kanë ndryshuar rutinën e përshtatjes dhe bashkëjetesës së policisë me krimin e organizuar, duke ua prishur atyre rehatinë.
Edhe në dyert e tyre policia trokiste shpeshherë më shumë si lajmëtare se sa në emër të shtetit.
Po ashtu kanë ndryshuar tërësisht raportet mes prokurorisë dhe policisë në mos dekonspirimin e operacioneve, dhe bashkëpunimin e ngushtë me SPAK. Nuk ka asnjë rrjedhje informacioni dhe asnjë devijim nga procedurat për ndalimin e të kërkuarve përmes operacioneve policore.




