Tre të mitur kishin ngritur një skemë mashtrimi në rrjetet sociale, ku supozohej se ofronin takime për favore seksuale. Ata kishin hapur llogari në Instagram duke u hequr si vajza dhe kërkonin 100 euro për orë, ose 200 euro për të kaluar natën.
Ndërkohë, janë zbardhur edhe disa biseda që të miturit kanë realizuar me të disa përdorues të rrjeteve sociale.
“Mirëmbrëma! Sa e ke takimin për një orë!
100
A e ke shtëpinë tende apo në hotel?
Kam shtëpinë time”, thuhet në një prej bisedave.
“Sa do rrish dhe sa vonohesh?
Deri nga ora 3
I bie 200 euro deri në orën 3”, thuhet në një bisedë tjetër.
Të paktën rreth 150 persona kanë rënë pre. Siç shihet edhe nga video, të interesuarit për favoret seksuale bisedonin në Instagram ku negociohej pagesa dhe vendin ku do takoheshin.
Pas kësaj, ata shkonin në banesën ku i orientonin të miturit përmes llogarive fake duke u hequr si vajza dhe linin pagesën në dritare. Mirëpo, pasi merrnin pagesën të miturit iu bënin bllok në Instagram dhe kështu përfitonin paratë, pa u zhvilluar takimi i presupozuar. Për këtë skemë të ngritur tre të miturit, 16 dhe 17 vjeç, janë vënë në hetim.




