Nje aksident ka ndodhur ne zonen e 21 dhjetorit ne Tirane ku nje person u plagos pasi goditi nje mjet te parkuar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 25.06.2020, rreth orës 17:30, tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit motorri me drejtues shtetasin G.P., 25 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet të parkuar.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G.P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.




