“Startup Program 2020 – Roadmap to Silicon Valley”, një iniciativë e #TechSpace me mbështjetjen e AADF, JAA, PROTIK është mundësia unike për të gjithë startup-et dhe të rinjtë e apasionuar pas TIK-ut, për t’u përfshirë në një eksperiencë të re, e cila do të ccelë portën drejt suksesit për ta.
Aplikoni për të qenë edhe ju pjesëmarrës, pasi për më të mirët do të ketë një vend të sigurt për të prekur nga afër “Silicon Valley”, ekosistemin më të avancuar për sipërmarrjen dhe inovacionin.
Nëse keni ide inovative dhe mendoni se mund ta transformoni konceptin tuaj në një plan konkret biznesi në këtë fushë, duke integruar natyrisht elementë teknologjikë, mos hezitoni por aplikoni tani: https://techspace.al/home/startup-program
Jepini sot vetes shansin për të qenë mes më të mirëve nga Shqipëria dhe për të parë nga afër eksperiencën unike që ofron vetëm Silicon Valley, një destinacion fantastik për të gjithë profesionistët e teknologjisë.




