Berati edhe në dimër përfaqëson një destinacion turistik shumë tërheqës, mikpritje shumë bujare, panorama që të lënë pa frymë, dhe çdo gjë me çmime vërtet të pranueshme: Berati në fakt, është sot një destinacion turistik low cost për ata që zgjedhin t’i kalojnë këtu pushimet e tyre dimërore.
Berati qytet-muze me njëmijë dritare në shpatet e një kodre, trashëgimi i Unesco-s. I dominuar nga një kështjellë, ai është i rrethuar me mure me 24 kulla që përfshijnë Xhaminë e Bardhë, Katedralen Fjetja e Shën Mërisë, kisha të shumta bizantine, muzeun Onufri dhe Muzeun Etnografik.
Në zonën e Beratit, mund të gjesh shumë shërbime cilësore novatore dhe të integruara që shoqëria vë në dispozicion të mysafirëve: sektori i restoracionit që në mënyrë rigoroze shquhet për gatime tradicionale, një shërbim i shkëlqyeshëm hotelerie.
Të vizitosh Beratin në dimër është një përvojë unike, për ata që dëshirojnë pushime në kontakt me natyrën dhe kulturën e vendit dhe gjithashtu për ata që kanë një pasion të veçantë për traditën kulinare.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1701985923271506&id=1768575363199867




