Monday, November 16, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Teatri Kombëtar kujton ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Anton Cehov

admins by admins
January 29, 2021
in Artistet
A A
0
Teatri Kombëtar kujton ditën e lindjes së shkrimtarit të madh Anton Cehov
0
SHARES
12
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲𝘁𝗮𝗿 𝗸𝘂𝗷𝘁𝗼𝗻 𝗱𝗶𝘁𝗲𝗻 𝗲 𝗹𝗶𝗻𝗱𝗷𝗲𝘀 𝘁𝗲 𝘀𝗵𝗸𝗿𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗱𝗿𝗮𝗺𝗮𝘁𝘂𝗿𝗴𝘂𝘁 𝘁𝗲 𝗺𝗮𝗱𝗵 𝗿𝘂𝘀 𝗔𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗖𝗲𝗵𝗼𝘃 !

𝗔𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗣𝗮𝘃𝗹𝗼𝘃𝗶𝗰 𝗖𝗲𝗵𝗼𝘃 (Anton Pavlovich Chekhov) ka qenë një dramaturg dhe shkrimtar rus i tregimeve të shkurtëra, i cili konsiderohet si një nga shkrimatrët më të mëdhenj në histori. Në karrierën e tij si dramaturg, ai ka prodhuar katër vepra klasike dhe disa shkrimet e tij janë mjaft të vlerësuara nga shkrimtarë dhe kritikë. Së bashku me Henrik Ibsen dhe August Strindberg, Çehov konsiderohet si një ndër tre figurat themelore me kontribut të veçantë në lindjen e ‘modernizmin’ në teatër.

𝗔𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗖𝗲𝗵𝗼𝘃 u lind ditën e Shën Antonit të Madh, 29 Janar 1860, në Taganrog, një qytezë-port në Detin Azov, në jug të Rusisë. Në vitin 1884 u diplomua si doktor në mjekësi dhe vendosi të praktikohej kryesisht në profesion, megjithëse shkrimet e tij nuk e lidhnin më me prirjen e tij të natyrshme, por ngadalë po e dërgonin drejt një karakteri më profesional.

Çehovi arriti që të kuptojë, më vonë, edhe influencën direkte që kishte ushtruar profesioni i tij në punën në letërsi dhe ndonjëherë pendohej në cilësinë e shikimit të brendshëm që po i bënte vetes së tij, e cila i jepte atij frymëzimin, por nga ana tjetër, ai u bë i aftë për të shkruar edhe gjëra të tilla si:”Vetëm një doktor mund të dijë se çfarë vlerash kanë pasur njohuritë mjekësore, që kam marrë deri më tani”, dhe “Më duket se si doktor, unë kam përshkruar në mënyrë korrekte sëmundjet e shpirtit tonë”.

Në vitin 1887, koleksioni i tregimeve të shkurtra, ‘Në muzg’ (V Sumerkakh), i solli Çehovit Çmimin prestigjoz “Pushkin” me motivacionin: “për produksionin letrar më të mirë të dalluar për vlerat e larta artistike.” Ai ka vendosur opinionin e tij në skenë të kësaj kohe, bash në gojën e Treplieff, tek “Pulëbardha” dhe ai i referohet shpesh asaj në letrat e tij si “një sëmundje djalli të qyteteve” dhe “trekëmbëshi në të cilin ishin varur dramaturgët”. “Pulëbardha” u dha më 1896 dhe pas dështimit në San Petërburg pati gjithmonë sukses po aq edhe është dhënë dhe në skenën e teatrit Artistik të Moskës.

Nga gjithë dramat e Çehovit, kjo është e vetmja që më shumë afrohet me konvencionet tona të Perëndimit, dhe që kështu mund të ishte edhe më lehtësisht e vlerësuar. Drama e radhës, që do të vijonte pas kësaj ishte ”Harbuti“. Ai e shkroi për një natë të vetme dhe që pati vërtetë shumë sukses. Ajo është ndjekur nga “Demoni”, një dështim i vërtetë, që u shkrua sërish dhjetë vjet më vonë me emrin “Xhaxha Vanja.” “Kopshti i qershive”, i cili u realizua më 1904 do ishte drama e fundit e Çehovit. Dhe realizimi i saj u bë pak para vdekjes së tij, ku autori konsiderohej si një nga dramaturgët më të mëdhenj të Rusisë.

Fatkeqësisht, ai u nda nga jeta më 15 Korrik 1904. Vdekja e Çehovit u bë një nga “një nga ngjarjet më të mëdha të historisë së letërsisë,” ritreguar, qëndisur, dhe fiksionalizuar shumë herë në tregimin e shkurtër “Errand” nga Raymond Carver. Gjithmonë modest, Çehovi vështirë se e ka imagjinuar reputacionin pas vdekjes së tij. Ovacionet për dramën “Kopshti i Qershive”, në vitin pas vdekjes së tij, treguan se sa shumë ishte rritur në dashuria e publikut rus. /TeatriKombëtar

Previous Post

Lajmi i Fundit/ Arti në zi, ndahet nga jeta ikona e Cirkut Kombëtar

Next Post

Aktori Sadush Ylli (1961)

admins

admins

Related Posts

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit
Artistet

Kush ishte gruaja që hoqi dorë nga karriera për hir të dashurisë për Robert Ndrenikën, aktori rrëfen historinë e Poliksenit

September 26, 2025
Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani
Artistet

Kinemaja në zi, ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani

May 24, 2025
“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial
Artistet

“Nuk u hodh firma, gënjenin tërë kohën”/ Arben Derhemi rrëfen se pse “Njerëz dhe fate 2” nuk u rikthye si një serial

October 29, 2024
Next Post
Aktori Sadush Ylli (1961)

Aktori Sadush Ylli (1961)

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

imunify-bot-check
Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In