Sadush Ylli (1961). Aktor. Ne moshen 13 vjeç ka interpretuar në konkursin e parë për pionierë në RTSH në vitin 1974. Në vitin 1975 ka interpretuar rolin kryesor në dramën “Bijtë e partizanëve” të Miho Gjinit me regji të Prokop Mimës. Drama u kthye në telefilmin e parë televiziv për fëmijë në RTSH. Në vazhdim ka interpretuar si aktor pranë trupës së pallatit të pionierëve në shumë role. Ka vënë disa pjesë në skenë si regjisor.
Eshtë aktivizuar si aktor që nga viti 1973-2011. Ka qënë regjisor në levizjen teatrale amatore në Shqipëri, gjithashtu është aktivizuar në emisionet e RTSH. Ka interpretuar në kinematografi në disa filma si: “Qortimet e vjeshtës” personazhin e Dik Lushës, “Guri i besës”, “Ariana” në rolin e shokut të Fatmirit, “Mao ce Dun”, ” Amaneti”, “Yjet e së ardhmes”, “Letra erë”. Ka interpretuar si aktor profesinist në Teatrin Popullor, Fratin Xhon në “Romeo dhe Zhuljeta”, Rrobaqepësin tek ” Zbutja e kryeneçes”, vëllain tek drama “Nesër është vonë”, Fahriun tek komedia e Ruzhdi Pulahës ” I harruari”, Gazin tek drama “Natë me Hënë”.
Sadush Ylli është aktivizuar dhe si asistent regjisor në tre premiera. Ka drejtuar emisionin ” Udhëtim nëpër Shqipëri” me Agim Pipën në Radio Tirana për më shumë se tre vjet. Sadush Ylli ka shkruajtur dy radio drama në Radio Tirana. Në vitin 1991 u largua si shumë artistë të tjerë në mërgim.
Në vitin 2001 ka punuar si drejtor i kabinetit të drejtorit të përgjithshëm të RTSH. Për më shumë se 4 vjet Sadush Ylli ka drejtuar sektorin e fëmijëve, rinisë dhe arsimit në TVSH deri në vitin 2017. Ka punuar si drejtor i stacioneve, të qyteteve Korçë, Shkodër, Kukës dhe Gjirokastër. Ka qënë dhe anëtar i bordit artistik të RTSH.
Ka interpretuar ne kinematografi ne disa filma si: “Qortimet e vjeshtes” personazhin e Dik lushes, “Guri i beses”, “Ariana” ne rolin e shokut te Fatmirit, “Mao ce Dun”, ” Amaneti”, “Yjet e se ardhmes”, “Letra ere”.
Ka interpretuar si aktor profesinist ne Teatrin Popullor Fratin Xhon ne “Romeo dhe Zhuljeta”, Rrobaqepesin tek ” Zbutja e kryeneces”, vellain tek drama “Neser eshte vone”, Fahriun tek komedia e Ruzhdi Pulahes ” I harruari”, Gazin tek drama “Nate me Hene”.
Sadush Ylli eshte aktivizuar dhe si as/regjisor ne tre premiera. Ka drejtuar emisionin ” Udhetim neper shqiperi” me Agim Pipen ne Radio Tirana per me shume se tre vjet. Sadush Ylli ka shkruajtur dy radio drama ne Radio Tirana. Ne vitin 1991 u largua si shume artiste te tjere ne mergim.