Ndonëse prej vitesh ka krijuar familjen e saj në Turqi, Almeda Abazi ndiqet me kuriozitet nga ndjekësit shqiptarë.





Modelja është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, ku shpeshherë ndan momente nga përditshmëria e saj. Përpos dashamirësve, ka edhe nga ato që “ofe ndojnë” në profilin e aktores. Së fundmi, Almeda ka ndarë Instagramin e saj disa sha rje nga një ndjekës.





“Të hëngshin macet Alina (vajza e Almedës)”,-shkruan komentuesja në një video të postuar nga missi shqiptar, ku duket vajza duke luajtur me mace.
Por nuk mbaron me kaq, ndjekësja vazhdon me ofen dimet e saj, këtë herë drejtuar vetë Almedës: “Sa e shëm tuar,”- shkruan ajo.
Dhe sikur të mos mjaftonte komentuesja “vjell vr erë” edhe mbi një video ku duket djali i modeles, Efehani.
“Fëmijë i pos htër,”- ka qenë komenti i ndjekëses.
Pas gjithë këtyre sharj eve, të gjithë mund të prisnit një reagim të ashpër nga ana e Almedës. Mirëpo missi shqiptar ka habitur me qetësinë e saj, duke mos dashur t’i kthehet keq ndjekëses së saj.
“Po pse,”-shkruan Abazi me disa të qeshura.

Ju kujtojmë që Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre në vitin 2017, ndërsa dy vite më pas u bënë prindër për herë të parë të një djali që e quajtën Efehan. Në 2021 familja e tyre u zgjerua pasi erdhi në jetë Alana.




