Saturday, June 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Të gjithë vendet e BE pa mbrojtje anti-Covid, ndryshimin e bën vetëm Finlanda

admins by admins
March 25, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
LAJM I FUNDIT/ Koronavirusi, qeveria shqiptare shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore
6
SHARES
2
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Polemika e parë shpërtheu në Itali, kur u kuptua se rezervat e materialit mbrojtës personal, nga maska deri te dezinfektuesit, nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar përparimin e koronavirusit në spitale. Kur qeveria e Italisë kërkoi ndihmë nga vendet e Bashkimit Europian, askush nuk u përgjigj. Dhe prej andej nisën polemika të reja, me akuza kundër Evropës së zakonshme “egoiste”.

U desh shpërthimi i pandemisë në të gjithë kontinentin për të zbuluar se nuk bëhej fjalë për egoizëm, por për mungesa të stoqeve: që nga Spanja në Francë, duke kaluar nër Belgjikë, ku qeveritë europiane përfunduan në qendër të kritikave të mjekëve dhe opinionin publik. Të gjitha qeveritë përveç njërës: asaj të Finlandës.

Po, sepse sipas një dokumenti të brendshëm të Komisionit Europian, i cili qarkullon nën autoritetin e Presidentes Ursula von der Leyen, rezulton se në Bashkimin Europian, për sa i përket disponueshmërisë së materialit mbrojtës personal, dezinfektues dhe sende të tjera sanitare, ka mungesa në 26 shtete anëtare. Vetëm Finlanda aktualisht raporton se ka furnizime të mjaftueshme.

“Shumica e shteteve anëtare aktualisht po punojnë për të rritur prodhimin dhe disa vende po marrin ose po planifikojnë të marrin furnizime nga Kina në ditët në vijim, njofton Komisioni. Duke pasur parasysh mungesën e këtyre artikujve, ekzekutivi i BE-së filloi katër procedura të blerjes bashkë me shtetet anëtare”, thuhet në dokument.

Me 28 Shkurt, nisi thirrja e parë për furnizimin nga Partitë Popullore Europiane dhe më 17 Mars, Komisioni bëri një thirrje tjetër, për kategoritë e tjera të materialit mbrojtës. Për Komisionin, “këto blerje të para të përbashkëta kanë dëshmuar të jenë të suksesshme: që nga 24 marsi, prodhuesit kanë paraqitur oferta të cilat kanë mbuluar, dhe në disa raste tejkaluar, sasitë e kërkuara nga 25 shtetet anëtare që morën pjesë në procedurë, për secilin nga kategoritë e produkteve”.

Materialet pritet të jenë në dispozicion dy javë pas nënshkrimit të kontratës, e cila është parashikuar së shpejti. Një tjetër tender për të blerë makineritë e ventilimit të mushkërive u prezantua në 17 mars, me 25 vende pjesëmarrëse dhe afati i fundit për dorëzimin e ofertave të përcaktuara skadon për 26 mars. Një tender i fundit, i cili ka të bëjë me blerjen e materialeve laboratorike dhe kompleteve për të kryer testet, nisi më 18 mars, me 19 shtetet anëtare pjesëmarrëse. Për procedurën e fundit, afati përfundimtar është 31 marsi.

Previous Post

Transporti i mallrave në kohën e pandemisë – Çfarë i këshillohet shoferëve?

Next Post

Varhelyi letër Ramës: BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

admins

admins

Related Posts

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Next Post
Varhelyi letër Ramës: BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

Varhelyi letër Ramës: BE do të përfshijë Shqipërinë në iniciativat e saj në përgjigje të pandemisë COVID-19

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In