Reperi Noizy duket se po përgatitet për albumin e tij më të ri i cili thuhet se do të ketë shumë bashkëpunime me artistë shumë të famshëm si shqiptarë ashtu edhe të huaj.
Ndërkohë, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një listë e këngëve që priten të jenë pjesë e albumit të reperit shqiptar.Nga lista dallohen bashkëpunimet me këngëtare si Era Istrefi dhe Dhurata Dora.Po ashtu po shihet edhe një rikthim me reperin nga Kosova Duda.
Verën e kaluar një fotot e Erës në studio me Noizyn bëri xhiron e rrjetit. Nuk e dimë ende nëse këto bashkëpunime do të jenë të vëreta por nëse po atëherë Noizy do të bëjë namin me hite.





