Kufijtë në Evropë janë rihapur, por të paktën shtatë vende i ndalojnë suedezët të hyjnë, përfshirë Danimarkën, Norvegjinë dhe Finlandën fqinje, ndërsa 5 vende të tjera iu kërkojnë atyre që të karantinohen.
Bllokimi për të frenuar përhapjen e pandemisë në Suedi nuk u zbatua kurrë sepse sipas autoriteteve do të kishte shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë kombëtare.
Një pragmatizëm që përfundoi në mënyrë eksponenciale duke rritur kurbën e infeksioneve dhe vdekjeve.
Suedia ka regjistruar pothuajse 5.000 viktima nga Covid 19 me një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë në botë me 484 viktima për milion banorë.
Të qenit në një pozitë të tillë është një ‘risi’ absolute për Suedinë e cila konsiderohet pothuajse në të gjitha fushat si një nga vendet më të mira në botë dhe që gjithmonë është vlerësuar për organizimin, sigurinë dhe sistemin e shkëlqyeshëm shëndetësor.
Tani, me qasjen e vendit ndaj pandemisë, ka bërë që të gjithë suedezët duhet të anulojnë planet e tyre të udhëtimit jashtë vendit.