Nje nene ka gjetur nje insekt te madh, me nje thumb gjigand i cili sapo kishte rene ne oborrin e saj te pasem.
Samanata Stoneley, 28 vjece po qetesohej jashte ne shtepine e saj ne Hull pasi ishte kthyher nga puna kur papritur nisi te degjonte nje zhurme siper kokes se saj.
“Gjithcka ndodhi papritur dhe thash me vete ‘Cfare mund te jete valle?” eshte shprehur ajo per Hull Daily Mail. “Une flas me te gjithe per madhesine e tij po askush nuk me beson”
Stoneley mendon se ajo ishte nje grenze gjigande nga Azia- e cila mund te vras me nje te pickuar te vetme.
Pavarsisht shqetesimeve te saj, nje ekspert thote per The Sun Online qe mund te jete nje krijese jo e rrezikeshsme qe njihet si nje grenze druri. “Ato jane krejtesisht te pademshme dhe vetem nese i ngacmon mund te maresh nje pickim”-thote Joseph Botting nga instituti per Insektet Britanike.
Vetem disa dite me pare nje femije kishte gjetur nje insekt te ngjashem me kembe te verdha diku ne afersi te qyetetit Hull. Noah, djali 2 vjecar i Paul Everingham e gjeti grenzen ne kopeshtin e pasem te familjes. Everingham e futi insektin ne nje tub plasik dhe perpiqej te gjente se cfare ishte ky insekt.
“Une e veshtrova ate me vemendje dhe mendoj se keto insekte po perpiqen te perhapen ne te gjithe Ameriken. Karakteristike specifike jane kembet ne ngjyre te verdhe,” thote ai. “Jam 99% i sigurt qe eshte nje grenze vrastare nga Azia e cila mund te vrase me nje goditje te vetme”
Grenzat Aziatike po pushtojne Mbreterine e Bashkuar dhe mund ti kushtojne miliona paund ekonomise se vendit. Ne nje studim te publikuar ne gazeten NeoBiota ne muajin Prill, shkenctaret Franceze kane kryer vlersimet per nje pushtim te mundshem te te gjithe Europes nga kjo krijes jo-vendase.
Grenzat aziatike jane te ngjashme me ato Europiane por jane ne te madha dhe ushqehen me krijesa me te vogla – kyesisht me blete. Vetem nje pickim do te mjaftonte te vriste dike qe eshte alergjik nga helmit te tyre.




