Tashmë spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, nuk do të jetë më i tillë duke iu rikthyer shërbimeve të tij të mëparshme.
Siç ishte paralajmëruar, Ministrja Manastirlliu tha se, “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet funksionit të tij normal, pra duke iu dedikuar pacientëve që kanë patologjitë që trajton ky spital, duke filluar nga ato pulmonare deri tek shërbimi i kirurgjisë, hemodinamikës dhe shërbimet e tjera”.
Edhe ndërhyrjet e planifikuara parashikohet të rinisin, pas gati tre muajsh pezullim
Nga e Hëna nisën konsultat e specializuara dhe ndërhyrjet e planifikuara të kirurgjisë.
Prej kësaj të hëne janë përshpejtuar edhe lehtësitë e qarkullimit. Fazha e lëvizjes orare në zonat e kuqe shkon deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Në zonat e gjelbërta nuk ka fashë orare.
Një ditë më parë, u verifikuan vetëm dy të prekur nga Covid të vcilët gjenden në Durrës.




