Saturday, July 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Si të rinjtë profesionistë shqiptarë po bëhen milionerë nga puna online për të huajt

admins by admins
January 14, 2021
in Teknologji
A A
0
Si të  rinjtë profesionistë shqiptarë po bëhen milionerë nga puna online për të huajt
0
SHARES
3
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Dorina H. është një i ri shqiptar i cili ka fituar deri më tani 200 mijë dollarë nga puna online për individë dhe kompani jashtë vendit. Profesioni i tij është i lidhur me zhvillimin e web-eve dhe i shet shërbimet e tij në platformën “upworks” kundrejt një pagese 75 dollarë për orë.

Është mbresëlënëse se Doriani, ende një djalë i ri, ka arritur të fitojë shumë para duke jetuar në Shqipëri. Si ai janë edhe qindra të rinj dhe të reja nga Shqipëria që shesin njohuritë e tyre në internet. Fitimet e për punën e tyre online janë të konsiderueshme që shkojnë në mijëra dhe qindra mijë dollarë, në disa raste.Platforma “Upwork” është një aplikacion që liston për punë online profesionistë nga e gjithë bota.

Gjatë periudhës së pandemisë regjistrimet nga Shqipëria janë rritur në mënyrë të dukshme. Banka Botërore, në një raport të posaçëm për zhvillimin e e-commerce gjatë pandemisë, vuri në dukje se Shqipëria pati një numër të lartë të profesionistëve që u regjistruan në platformën “upworks”.Numri i shqiptarëve të regjistruar në këtë platformë shpesh kaloi atë të vende të zhvilluara.

Elda. K, një arkitekte me përvojë 12-vjeçare, ka fituar 90 mijë dollarë nga puna e saj online, sipas të dhënave nga platforma “upworks”.Profesionistët shqiptarë përfshijnë fusha të ndryshme që nga shërbime IT, arkitekt, përkthyes, menaxherë, këshillues, ekonomistë, inxhinierë IT, etj.Të rinjtë shqiptarë profesionistë kanë marrë përgjithësisht vlerësime pozitive nga punëdhënësit, për shkak se ofrojnë shërbime të mira kundrejt një pagese jo shumë të lartë.Një e re nga Tirana raportohet të ketë fituar 60 mijë dollarë nga përpunime të avancuara të të dhënave në excel.

Punëdhënësit e saj ishin të mahnitur për cilësinë e lartë të punës në një afat të shkurtër.Profesionistët shqiptarë ofrojnë punë kundrejt një pagese që shkon nga 10 dollarë deri në 80 dollarë ora sipas shkallës së vështirësisë së punës. Por për disa shërbime si, arkitektura dhe përkthimi, profesionistët shqiptarë kërkojnë pagesa shumë më të ulëta se kolegët e tyre në rajon dhe në Europë.Banka Botërorë e sheh e-commerce si një mundësi jo vetëm për profesionistët shqiptarë, por edhe për kompanitë shqiptare, të cilat mund të shesin prodhimet e tyre në tregje më të mëdha se popullsia e vogël e Shqipërisë prej 2.8 milionë banorësh.

Në një raport të fundit, “Diagnostikimi i e-commerce në Shqipëri”, Banka Botërore tha se karantina nxiti e-commerce globalisht dhe ashtu si kudo në Shqipëri, bizneset u përpoqën që të përshtateshin me kushtet që kishin drejt një tregtie online, edhe pse të cunguar.“Në 2020, kriza e COVID-19 ka çuar në një nxitje të madhe drejt dixhitalizimit të ekonomisë shqiptare. Një anketë e Bankës Botërore me Sipërmarrjet për vitin 2020 tregon se 20 për qind e firmave shqiptare të anketuara ose kanë nisur ose kanë rritur aktivitetin e biznesit online gjatë pandemisë së COVID-19. Në një anketë me konsumatorët, Banka Botërore tregoi se 55 për qind e të anketuarve ishin përgjigjur se kishin rritur përdorimin e shopping-ut online që nga nisja e pandemisë”, vlerëson Banka./ Monitor

Previous Post

Gjon Karma (1915-1994)

Next Post

Kush ka tatuazh ta harrojë se pranohet në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha te dokumentacioni

admins

admins

Related Posts

Bie Facebook dhe Instagram, probleme në të gjithë globin, preken mijëra përdorues
Teknologji

Bie Facebook dhe Instagram, probleme në të gjithë globin, preken mijëra përdorues

March 5, 2024
Dhuna që buron në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve: Ka ardhur koha të mbyllet
Aktualitet

Dhuna që buron në Tik Tok! Dëmi më i madh po i krijohet adoleshentëve dhe të miturve: Ka ardhur koha të mbyllet

February 14, 2024
Gazetarja tregon anën e errët të Tik Tok-ut: Po bëjnë namin duke fituar para nga fjalori i pisët
Teknologji

Gazetarja tregon anën e errët të Tik Tok-ut: Po bëjnë namin duke fituar para nga fjalori i pisët

February 14, 2024
Next Post
Mbolli 175 rrënjë kanabis fare pranë Tiranës dhe largohet sapo pa policinë, arrestohet 58-vjeçari

Kush ka tatuazh ta harrojë se pranohet në Policinë e Shtetit, kushtet e reja nga mosha te dokumentacioni

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In