Gjatë puntatës së fundit të “Përputhen” është transmetuar takimi mes Mevlanit dhe Antonelës, ku dyshja nuk kursyen puthjet, prekjet dhe përqafimet. Teksa takimi po komentohej në studio, Bora Zemani pyeti vajzën e re, Jasminën, për një mendim. Ajo tha se nuk i pëlqeu asnjëri sepse Mevlani dukej si pula pa kokë, ndërsa Antonela donte të tregonte dominancën e saj.
Komenti i saj nuk u prit aspak mirë nga Mevlani, i cili tha se femra si ajo ka njohur shumë në jetë. “Ti vetë ke ardhur për të treguar dominanten. Sa hape gojën të njoha direkt, se femra si puna jote kam parë me miliona”, i tha ai.





