Tuesday, April 14, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Si Hungaria prodhon verën më të shtrenjtë në botë

admins by admins
January 10, 2020
in Aktualitet, Kronikë
A A
0
Si Hungaria prodhon verën më të shtrenjtë në botë
5
SHARES
4
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nuk ka kundërshtim fakti se vera e mirë kushton, por 40,000 dollarë për një shishe duket një shifër e majme.

Sidoqoftë, prodhuesit hungarezë të verës Royal Tokaji, thonë se koleksioni i tyre i limituar ia vlen 100%.

Essencia 2008 është vera më e shtrenjtë e hedhur në shitje për vitin 2019. Deri tani, janë shitur 11 shishe, çka do të thotë se shiten edhe shtatë shishet e mbetura të Royal Tokaji, përpara datës së skadimit, më 2300-n.

Por çfarë e bën kaq të shtrenjtë?

Essencia prodhohet në rajonin Tokaj në Hungari, i vendosur në veri-perëndim të Budapestit, i cili shërben si destinacion ditor për udhëtarët që vizitojnë qytetin.

Për prodhimin e Essencia-s përdoren vetëm lëngu i rrushit të zi. “Essencia në vetvete është një mrekulli e natyrës“, tha për CNN Orsi Szentkiralyi, një profesionist i verës hungareze me bazë në Londër. “Është rezultat i një pune intensive dhe kërkon shumë vite punë dhe kujdes në bodrum.”

Vera përmban alkool, por ka një ëmbëlsi natyrale. “Ka një ëmbëlsi natyrale dhe mund të shërbehet vetëm në një lugë në vend të një gote”, shtoi ai.

Essencia mund të prodhohet vetëm në vite të caktuara, në varësi të kushteve atmosferike. Prandaj edhe viti 2008 qe një vit mbresëlënës për prodhimin e verës.

“Gjithmonë e vendos prodhuesi kohën e shitjes së verës”, shpjegoi Zoltan Kovacs, menaxher i përgjithshëm në verërat Royal Tokaji. “Mund të jetë pas tre, katër vjetësh, apo edhe 10. Essencia u shit pas tetë vitesh pjekurie. Është një Essencia paksa e pazakontë sepse ka rreth 4% alkool.”1 of 6  

Vera më e shtrenjtë në botë ka një aromë të veçantë dhe jashtëzakonisht të fortë dhe një ëmbëlsi që mund të bëhet e padurueshme nëse konsumohet në sasi të larta. Shija vjen si një ndërthurje e mjaltit, kajsisë dhe çajit.

Charlie Mount, drejtor në Royal Tokali, shton se vera e tyre ishte e njohur që në fillim të shekullit XX. “Mjekët ua përshkruanin atë pacientëve. Nëse do të ishin me fat që ta përballonin një blerje të tillë, një lugë çaji në mëngjes dhe në darkë kishte përfitime të mëdha shëndetësore.”

Sipas tij, Papa Piu X e mbante në dhomën e gjumit dhe konsumonte një lugë çaji Essencia në mëngjes dhe darkë.

Referenca më e famshme e Essencia-s është përmendja te “Dracula” e Bram Stoker, në të cilën personazhit Jonathan Harker i serviret një shishe Tokaji në natën e parë në kështjellën e Dracula-s.

Edhe pse verërat shiten më shtrenjtë në varësi të vjetërsisë, Essencia ka vitin 2300 si datë të përafërt skadimi për shkak të nivelit të lartë të sheqerit dhe aciditetit.

Burimi: CNN

Previous Post

Njeriu i Erdoganit në Tiranë për 500 banesat: Për 6 muaj, gati çelësat

Next Post

Pse mendjet me brilante kanë nevojë për vetmi?!

admins

admins

Related Posts

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë
Aktualitet

Ndryshimi i pagave, zbardhen rrogat e reja në Polici, Burgje dhe administratë

February 11, 2026
Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!
Aktualitet

Trump fton Ramën të jetë pjesë e Bordit të Paqes për administrimin e Gazës!

January 17, 2026
Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje
Aktualitet

Tarifa të reja për sigurimin e makinës! Nga mosha te qarku i regjistrimit, kush paguan më shumë dhe kush përfiton ulje

January 13, 2026
Next Post
Pse mendjet me brilante kanë nevojë për vetmi?!

Pse mendjet me brilante kanë nevojë për vetmi?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In