Thursday, June 11, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqiptarë e austriakë festojnë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

admins by admins
February 7, 2020
in Politikë
A A
25
Shqiptarë e austriakë festojnë 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
0
SHARES
6
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Diaspora shqiptare në Austri edhe sivjet me aktivitete të ndryshme kulturo- sportive, po feston përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në qytetin Weiz, rrëzë alpeve austriake, jo shumë larg Graz-it, shoqata „Arbëria“ organizoi
një manifestim kulturor për nder të 12-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Salla, në qendër
të qytetit ishte e mbushur  përplot me mysafirë austriakë dhe bashkatdhetarë të disponuar dhe me
kostume tradicionale.

Programi u hap nga moderatorja Kimete Ternava. Me një fjalim të shkurtër të pranishmit i
përshëndeti kryetari i kësaj shoqate, Bajram Halimi dhe kryetari i KKSHST z.Valton Halimi.

Në mesin e mysafirëve austriakë ishte edhe Manfred Brandner, Konsul Nderi i Republikës së
Kosovës në Steiermark i cili gjatë fjalimit theksoi agjendën e angazhimit të tij për Kosovën
në fusha të ndryshme. Më këtë rast, ai pranoi edhe librin „Reiterin der Schmerzen Bin Ich“
(Kalëruese e dhembjeve jam) të autores Kimete Ternava.

Në vazhdim bordi i nderit të shoqatave të Steiermarkut në krye me Priv.Doz.Dr.Emir Haxhija
shpërndau disa mirënjohje ushtarëve të luftës së fundit në Kosovë nga kjo anë dhe disa
shoqatave të kësaj ane. Në vazhdim u paraqitën nxënësit e shkollës shqipe në krye me
mësuesin z.Mark Demaj me një program të pasur artistik duke vazhduar me mjeshtren e
vargjeve, shkrimtaren Kimete Tërnava, e cila interpretoi disa vargje nga libri i saj.

Organizatori ishte kujdesur që për këtë manifestim të sjellë në skenë këngëtarin e njohur të
estradës shqiptare z.Shaqir Cerrvadiku i cili përmes raportuarit të pasur të tij, krijoi një
atmosferë të bukur festive.

Manifestime të tilla për muajin shkurt kanë organizuar edhe shumë shoqata tjera në
Steiermark duke vazhduar traditën e mirë disavjeçare të këtij komuniteti në këtë Republikë. Jo
vetëm kaq, këto shoqata shquhen edhe për laramaninë e organizimeve gjatë gjithë vitit, si në
sport, orë letrare, ekspozita, tryeza të rrumbullakëta, aksione humanitare etj, që në shumicën e
rasteve janë të përbashkëta me komunitetin austriak.

Si përfundim, komuniteti shqiptar në këtë Republikë është shumë mirë i organizuar, si në
planin kulturor, integrues e deri diku edhe informativ duke ditur se në Graz, shqiptarët kanë
programin e vet dy orësh çdo javë në kuadër të Radio Helsinki, ku shpalosen tema të
ndryshme nga jeta dhe aktiviteti i mërgatës në përgjithësi. /Albinfo.ch

Tags: AustriakfestojneKosovespavarsineShqiptare
Previous Post

Kuvendi nuk i ndahet Berishës, çon në Apel vendimin për CEZ

Next Post

Shkëlqeu në Sanremo, Georgina Rodriguez u vesh nga stilistja shqiptare

admins

admins

Related Posts

Balta me të cilën duan të bëjnë pis Robert Ndrenikën dhe modeli i Neritan Liçajt, që duan të na imponojnë
Politikë

“Veliajn e njoh që kur ishte në klasën e 7-të”, aktori i madh Ndrenika: Teatri i vjetër ishte një kalbësirë, shembja debat politik

May 11, 2026
Mblidhet kryesia e PS/ Ja 4 emra në garë për të zëvendësuar Valdrin Pjetrin
Politikë

Një ditë pas mbledhjes së Kryesisë, Rama mbledh sot në seli deputetët socialistë të Tiranës

March 4, 2026
Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!
Politikë

Shqiptari punonte si oficer i emigracionit në Angli, por ishte vetë emigrant i paligjshëm!

January 30, 2026
Next Post
Shkëlqeu në Sanremo, Georgina Rodriguez u vesh nga stilistja shqiptare

Shkëlqeu në Sanremo, Georgina Rodriguez u vesh nga stilistja shqiptare

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In