Ambasadori shqiptar në Londër Qirjako Qirko, teksa mban në dorë flamurin shqiptar, është ulur pikërisht në krah të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Londër, në krahun e djathtë të tij, raporton newsbomb.al.
Janë ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë ftuar në ambasadën e SHBA në Londër, në një festë për 70 vjetorin e organizatës më të madhe ushtarake në botë.
Siç bie në sy në renditjen e ambasadorëve të vendeve të Natos, Shqipëria qëndron në krahun e djathtë të Amerikës.




