Monday, July 13, 2026
Urbannews.al
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi
No Result
View All Result
Urbannews.al
No Result
View All Result

Shqipëria drejt plakjes / Ja qarqet që shënuan rënien më të fortë të lindjeve gjatë dekadës

admins by admins
December 1, 2020
in Aktualitet
A A
0
Shqipëria drejt plakjes / Ja qarqet që shënuan rënien më të fortë të lindjeve gjatë dekadës
0
SHARES
5
VIEWS
Shperndaje ne FacebookShperndaje ne Whatsapp
REKLAMA REKLAMA REKLAMA
ADVERTISEMENT

Nga viti 2011 kur popullsia e Shqipërisë u numërua derë më derë, nëpërmjet censit të madh, numri i lindjeve ka pësuar rënie dramatike me 22%, e shpërndarë në të gjitha qarqet e vendit, por në disa prej tyre, rënia ka qenë më e fortë.

Nga të dhënat e INSTAT, Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe të lindjeve në raport me qarqet e tjera, ku gjatë periudhës 2011-2019 bebet e lindura kanë pësuar rënie me 48.5%. Qarku verior i vendit, edhe pse aktualisht me normën më të lartë të fertilitetit në vend, ka pësuar rënien më të madhe të lindshmërisë për shkak të emigracionit të lartë gjatë periudhës.

Në vitet 2015-2016, qarku u përfshi nga një valë e madhe emigracioni ku lagje të tëra u zbrazën duke kërkuar azil ekonomik në BE. Sipas një ankete të INSTAT, nga Qarku i Kukësit kanë emigruar 10 mijë 541 familje gjatë 2011-2019.

Pas Kukësit, lindjet kanë pësuar rënien më të madhe në Qarkun e Vlorës, ku numri i bebeve në 9-mujor ra me 37% në raport me të njëjtën periudhe të vitit 2011. Pas Vlorës rënia mbi 36% kishte edhe në qarqet e Beratit dhe Gjirokastrës. Në Fier, lindjet kanë pësuar rënie me 32% gjatë dekadës, në Korçë me 28%, Elbasan 27%, Lezhë 26%, Dibër 25%, Shkodër 22%, Durrës 18 % dhe Tiranë 8.6%.

Rënia e lindjeve vjen si paradoks në Qarkun e Tiranës, ku popullsia e qarkut ka ardhur në rritje gjatë periudhës, por numri i lindjeve ka ardhur me rënie në 8%.

Anketa e INSTAT për emigracionin ka zbuluar se gjatë dekadës së kaluar, nga kryeqyteti kanë emigruar një numër i madh familjesh.

Nëse në qarqet e tjera, emigracioni ishte tipar i pjesshëm i familjeve ku emigrojnë një ose dy persona, nga Tirana emigron e gjithë familja. Sipas anketës së INSTAT nga kryeqyteti janë larguar 10% e familjeve gjatë 2011-2019.

Në vitin 1990, kur Shqipëria preku ekonominë e tregut pas 45 vitesh izolim, numri i lindjeve ishte mbi 82 mijë bebe në një vit. Por pas 29 vitesh me ngjarje eksodi masiv të shqiptarëve jashtë vendit, lindjet pësuan rënie drastike me 65% më 2019.

Duke parë trendin historik të lindjeve që nga vitet 1991, shihet një lidhje e qartë me emigracionin. Lindshmëria ra sistematikisht në vitet 1992, 1993 dhe 1994, e ndikuar nga vala e parë e emigracionit. Deri në vitin 1996, ishin larguar nga vendi mbi 600 mijë shqiptarë.

Viti i mbrapshtë 1997 shënoi eksodin e dytë më të madh të shqiptarëve, me mbi 100 mijë të larguar nga vendi në një vit. Hemorragjia do të vijonte edhe në vitet e mëvonshme, duke ndikuar negativisht te lindshmëria deri në vitet 2009. Më pas, thuajse për pesë vite rresht, pati stabilizim të emigracionit dhe gjithashtu lindjet ndaluan rënien dhe nisën të rriten deri në vitin 2015. Por fenomeni i lindshmërisë së ulët është rikthyer frikshëm vitet e fundit.

Previous Post

Eksperti amerikan pretendon që Kim Jong-Uni është vaksinuar për Coronavirus

Next Post

Lajmi i Fundit/ 832 raste dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

admins

admins

Related Posts

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.
Aktualitet

Prezantohet vizioni dhe nismat e DPSHTRR – Kreshnik Bajraktari: Së bashku me Policinë Rrugore dhe EVU, ndërtojmë një kulturë më të fortë të sigurisë rrugore.

June 19, 2026
Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind
Aktualitet

Lufta “shpëton” turizmin në mars? Të huajt u rritën me 11 për qind

April 24, 2026
Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)
Aktualitet

Ndryshime në radhët drejtuese të Policisë së Shtetit, ja kush ikën dhe vjen (EMRAT)

April 23, 2026
Next Post
Lajmi i Fundit/ COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 18 raste të reja, shkon në 277 numri i të prekurve

Lajmi i Fundit/ 832 raste dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

W3.CSS
Urbannews.al

© 2019 URBAN NEWS

Navigate Site

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Kronikë
    • Opinione
  • Politikë
  • English News
  • Bota
    • Rajoni
  • Showbiz
  • LifeStyle
    • Horoskopi
    • Kuzhina
    • Psikologji
    • Shendeti
    • Tik Tok
  • Sport
    • Super Liga
    • Europe
    • Merkato
  • Teknologji
  • Kuriozitete
  • Kodi I Zi

© 2019 URBAN NEWS

Skip to toolbar
  • About WordPress
    • WordPress.org
    • Documentation
    • Learn WordPress
    • Support
    • Feedback
  • Log In