Shqiptarët vijojnë ta keqpërdorin automjetin duke shkelur rregullat e qarkullit rrugor. Vetëm në një jave në qarkun e Tiranës janë ndërmarrë 10 mijë masa administrative për drejtuesit e automjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit.
“Janë vendosur në javën që lamë pas rreth 10 mijë masa administrative që kanë të bëjnë me shpejtësi tej normave të lejuara, alkool, mosdhënie përparësie edhe këto janë verifikuar si nga agjenti në terren edhe nga droni”. Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur dhe shpejtësi tej normale të lejuara, janë rregullat që shkelen më së shumti.
“Janë rritur edhe rastet për tentativë korrupsioni për punonjësit, 13 raste. Target-grupi kryesor janë moshat 30-40 dhe 20-25 që janë edhe frekuentues nën efektin e dr.ogës, alkoolit dhe shpejtësi tej normave. Kemi konstatuar dhe është një shqetësim sepse vazhdon të jetë në rritje numri i drejtueseve të mjetit nën efektin e dr.ogës”.
Brenda 2 vitesh një drejtues automjeti që tejkalon normat e shpejtësisë, një masë kjo e ripërsëritur, i është pezulluar leja e drejtimit deri në 8 muaj.
“Vazhdon të mbetet problem përdorimi i telefonit dhe shpejtësisë, duke marrë masën e 2-3 ripërsëritje deri në pezullim lejes drejtimit për celularin. Ndërsa për shpejtësinë ka arritur nga 3-6 muaj që pezullohet ka arritur në 8-18 muaj pezullim pasi janë përsëritës brenda të njëjtit vit apo dy viteve”. Edhe pse ka një ulje me 32 % të aksidenteve krahasuar me 2018, Shkeljet e rregullave të drejtimit vijojnë të jenë burim aksidenti.




