Një sherr për arsye banale dje në Korçë përfundoi me konfrontim fizik mes dy personave.
Në sherr u raportua edhe përdorimi i mjeteve të forta, si leva e hekura, duke lënë dy të plagosur.
Sakaq, sot policia ka dhënë detaje për këtë ngjarje, ku përveç shtetasit E.M. është goditur me sende të forta edhe nëna e tij 73-vjeçe.
Njoftimi i Policisë
Maliq
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, informojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve procedurale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.




